Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Në të gjitha xhamitë e Kosovës, besimtarëve iu bë thirrje për pjesëmarrje në marshin e 12 shtatorit

GD
Gazeta Demos11 shtator 2026 në 14:04
Në të gjitha xhamitë e Kosovës, besimtarëve iu bë thirrje për pjesëmarrje në marshin e 12 shtatorit

Në të gjitha xhamitë e Kosovës, gjatë hytbes së xhumasë, besimtarëve u është bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.

Me rekomandim të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim Tërnava, në hytben e xhumasë së sotme është përcjellë mesazhi për pjesëmarrje në marshin e organizuar në shenjë solidariteti dhe përkrahjeje për ish-ushtarët e UÇK-së.

Myftiu Tërnava ka shprehur përkrahjen e tij për këtë nismë, duke e cilësuar marshin si një tubim qytetar në mbështetje të vlerave të lirisë, drejtësisë dhe dinjitetit.

“Ky është një tubim qytetar në mbështetje të lirisë, drejtësisë, dinjitetit dhe kujtesës sonë kombëtare, si dhe në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së. Le të jemi të bashkuar, të qetë dhe dinjitozë. Le ta dëshmojmë se nuk harrojmë sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës dhe se kërkesa jonë është drejtësia dhe trajtimi i drejtë”, thuhet në mesazhin e përcjellë gjatë hytbes.

Marshi do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, ndërsa organizatorët e kanë paraqitur atë si një aktivitet solidarizimi me ish-krerët dhe ish-pjesëtarët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Kujtojmë se ditë më parë, Tërnava priti në takim përfaqësuesit e organizatës “Liria ka emër”, të kryesuar nga Eliza Hoxha. Gjatë këtij takimi, Myftiu Tërnava shprehu përkrahjen e tij për organizimin e marshit të 12 shtatorit.

kosovësmarshinpjesëmarrje

Të ngjashme

Ulutash: KFOR-i nuk ka mandat të vendosë për hapjen e urës së Ibrit, kjo u takon BE-së dhe institucioneve të Kosovës

Ulutash: KFOR-i nuk ka mandat të vendosë për hapjen e urës së Ibrit, kjo u takon BE-së dhe institucioneve të Kosovës

14:29
A do të merr pjesë VV në marshin për UÇK-në, kështu përgjigjet Nagavci

A do të merr pjesë VV në marshin për UÇK-në, kështu përgjigjet Nagavci

13:12
Abdixhiku për 25-vjetorin e 11 Shtatorit: Lidhja e Kosovës me SHBA-në është ndërtuar mbi besim dhe vlera

Abdixhiku për 25-vjetorin e 11 Shtatorit: Lidhja e Kosovës me SHBA-në është ndërtuar mbi besim dhe vlera

10:08
GARANCI PËR PAKICËN – BLLOKADË PËR SHTETIN

GARANCI PËR PAKICËN – BLLOKADË PËR SHTETIN

08:30

Më shumë nga Lajme

  • 14:55Haradinaj: Kurti e ka problem të madh Republikën e 17 shkurtit 2008 – po synon ta shpërbëjë
  • 14:39Bahtiri e Haziri shihen duke biseduar mes vete, seanca s’nis ende
  • 14:28Votohet pro projektit të Tulltores, Rama: Kjo është Prishtina që e meritojnë qytetarët
  • 13:58“Liria ka Emër” me mesazh nga ajri: Kosova i pret në shtëpi ata që dhanë gjithçka për lirinë
  • 13:52Nis renovimi i QKMF-së në Gjakovë, drejtori Goqi ndan pamje: Punë, përkushtim dhe zhvillim