Nefail Maliqi ka reaguar publikisht pasi ka fyer dy dëshmorët e kombit Mujë Krasniqin dhe Beqir Gashin, shkruan Gazeta Demos.
Pas komentit të tij që u bë bujë e ku pati edhe reagime ai sqaron se ai nuk ka asnjë lidhje me komentin e bërë në emrin e tij, pasi sipas tij faqja e tij në Facebook është hakuar.
Ai ka theksuar se nuk është “mërgimtar”, por gazetar me shtetësi zvicerane, duke e cilësuar keqpërdorimin e identitetit të tij, sidomos në prag të zgjedhjeve, si të papranueshëm dhe tendencioz.
Sipas tij, bëhet fjalë për montazhe dhe manipulime, përfshirë edhe përdorimin e teknologjive të inteligjencës artificiale (AI), të cilat synojnë komprometimin e figurës së tij.