Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu nga Skenderaj me dhuratë për Sala Jasharin

GD
Gazeta Demos3 gusht 2026 në 12:29
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu nga Skenderaj me dhuratë për Sala Jasharin

I riu, Fatjon Gashi, ka nderuar me një dhuratë deputeten e zgjedhur të PDK-së, Sala Jasharin, duke krijuar me copëza të imëta letre figurat e Nënës Salë dhe gjyshit Hamit.

Përmes një postimi në Facebook, Jashari tha se ky punim u realizua nga dora e një të riu, i cili, sipas saj, në çdo ngjarje të rëndësishme historike e heroike ka dhuruar art në nderim të historisë.

“Fatjoni Gashi, autori i kësaj vepre, mua dhe axhën na nderoi me këtë dhuratë të veçantë, kushtuar heronjëve të familjes sonë. Ai më tregoi se sa herë që mendja dhe duart e tij janë të angazhuara në një krijim të ri kushtuar luftës sonë, emocionet janë të pashmangshme, sepse, siç tha edhe vetë ai, ajo mbetet ende një plagë e hapur”, ka shkruar ajo.

Deputetja e zgjedhur shtoi se përkushtimi dhe disiplina e Fatjon Gashit ndaj artit dhe koha që ia kushton krijimtarisë jashtë shkollës janë vërtet motivim për të.

“Jam shumë e lumtur që kemi talente të tilla në Skenderaj! Një shembull i shkëlqyer për të rinjtë dhe për të gjithë ne. Mburremi me punën tënde, Fatjon! Qëndro gjithmonë i guximshëm dhe mos resht së synuari majat!”.

sala jashari

Më shumë nga Lajme

  • 23:51Nasim Haradinaj reagon ndaj lajmit maqedonas për deklaratat e tij: Me këtë ndihmën e tyre, po na bëhet më e lehtë të kuptojmë kush kujt po i bën shërbim
  • 23:27Policia arreston në Ferizaj një person të kërkuar nga INTERPOL-i
  • 23:26Po digjen malet e Prishtinës, ky është apeli i Komunës
  • 22:57​“Mbrojtja e konsumatorit”, MINTI: Mbi tre mijë inspektime dhe 600 mijë euro gjoba për gjashtë muaj
  • 22:56Behrami akuzon VV-në për vonesat në Kuvend: Herën e fundit e konstituuan me urgjencë bashkë me Listën Serbe