Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nënkryetarja u emërua, këta do të jenë 6 drejtorët e PDK-së në Komunën e Prishtinës

GD
Gazeta Demos5 maj 2026 në 15:56
Nënkryetarja u emërua, këta do të jenë 6 drejtorët e PDK-së në Komunën e Prishtinës

Partia Demokratike e Kosovës i është bashkuar qeverisjes me Përparim Ramën në Prishtinë, në një marrëveshje koalicioni për të cilin Lidhja Demokratike e Kosovës tha se “nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar” të kësaj partie.

Nënkryetarja e PDK-së, Besianë Musmurati u emërua sot nënkryetare e Komunës së Prishtinës, ndërsa Gazeta Express merr vesh se PDK-ja do t’i udhëheqë edhe gjashtë drejtori.

Leutrim Retkoceri do ta udhëheqë Drejtorinë për Shërbime Publike, ndërsa Arianit Elshani do të jetë drejtori i ri i Drejtorisë për Arsim.

Drejtorinë për Transformim do ta udhëheqë Nora Gagica, ndërsa Drejtoria për Sport i është besuar Granit Gecit.

Isah Mustafa do ta udhëheqë Drejtorinë për Kulturë.

Drejtoria për Parqe do të udhëhiqet nga Albana Gjonbalaj, ndërsa Leutrim Retkoceri do ta udhëheqë Drejtorinë për Shërbime Publike.

PDK-ja është marrë vesh me Përparim Ramën edhe për ndarjen e ndërmarrjeve.

KRU Pastrimin, Ndërmarrjen Publike Banesore dhe Trafikun Urban do t’i udhëheqë PDK-ja. Ndërmarrja e katërt që do t’i takojë PDK-së do të përcaktohet ndërmjet Prishtina Parking ose Pallatin e Rinisë.

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, tha mbrëmë në Pressing në T7 se është arritur marrëveshja për koalicion me Ramën.

LDK-ja tha sot në një reagim se “nuk ka asnjë marrëveshje me PDK-në dhe asnjë parti tjetër politike në Prishtinë për bashkëqeverisje”, duke u distancuar nga koalicioni.

“LDK ka strukturat e veta partiake, organet vendimmarrëse lokale dhe më gjerë; dhe këto struktura nuk kanë qenë pjesë e asnjë marrëveshjeje qeverisëse”, u tha ndër tjerash në një komunikatë të lëshuar nga kjo parti sot paradite

Prishtina

Më shumë nga Lajme

  • 14:18Lladrovci: Qytetarë të komunës së Drenasit, gëzuar titulli i tetë i kampionit në qeverisjen lokale
  • 13:37Vuçiq vazhdon thirrjet kundër hapjes së urës së Ibrit, thotë se i ka shkruar shefit të NATO-s
  • 13:17Matura shtetërore, MASh zgjat afatin e aplikimit për rreth 1 mijë nxënës
  • 13:15Haradinaj: Nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së do të digjet krejt Shqiptaria, ata që do të festojnë do të digjen në atë zjarr
  • 13:14Haxhiu udhëton për në Taranto për hapjen e lojërave mesdhetare “Taranto 2026”