Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Nesër deklaratat hyrëse në rastin ndaj Thaçit e të tjerëve për pengim të drejtësisë

GD
Gazeta Demos26 shkurt 2026 në 19:42
Nesër deklaratat hyrëse në rastin ndaj Thaçit e të tjerëve për pengim të drejtësisë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, nesër do të zhvillohen deklaratat hyrëse në rastin ndaj Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët përballen me akuza për pengim të drejtësisë.

Seanca është caktuar të nisë në orën 09:30 dhe të përmbyllet rreth orës 16:00.

Sipas aktakuzës, Thaçi bashkë me të akuzuarit e tjerë dyshohet se kanë vënë në dispozicion informacione konfidenciale që lidhen me dëshmitarë, si dhe kanë dhënë udhëzime për ndërhyrje në dëshmitë e tyre. Prokuroria pretendon se këto veprime kanë synuar të ndikojnë në rrjedhën e procesit gjyqësor.

Të pesë të akuzuarit janë vetëdeklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Pas përfundimit të deklaratave hyrëse, Prokuroria do të vijojë me paraqitjen e provave para trupit gjykues.

Më shumë nga Lajme

  • 15:0528 Nëntoi e gjen Ramush Haradinajn me të rinjtë përgjatë kufirit Kosovë-Shqipëri, i sfidon me pompa - VIDEO
  • 13:49Mehaj uron 28 Nëntorin: U kërkoj falje familjeve të çlirimtarëve në Hagë që s'po arrijmë të bëjmë më shumë
  • 13:18Edi Rama kujton ditëlindjen e Adem Jasharit: Komandanti Legjendar i Luftës Çlirimtare të Kosovës
  • 12:45Në 29-vjetorin e daljes publike të UÇK-së, Shqipja bashkë me të birin vizitojnë Rexhën në Hagë
  • 12:45Kryeprokurori nuk lejon vazhdimin e punimeve për muralin e Nënës Terezë, Rama tërhiqet