Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullim për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Sipas njoftimit, kufizimi do të aplikohet në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të parashikuara prej 32 gradë Celsius ose më shumë.
Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i automjeteve të tilla do të lejohet pa kufizime.
Nga masa përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
Ministria ka kërkuar nga operatorët ekonomikë dhe ngasësit që ta respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.