Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autostradat e Kosovës

GD
Gazeta Demos29 korrik 2026 në 18:54
Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autostradat e Kosovës

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme (30 korrik) do të zbatohen kufizime të përkohshme të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, të cilat pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.

Kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në orën 17:30 dhe do të vlejë vetëm për autoudhët.

Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave do të lejohet pa kufizime.

Nga ky kufizim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të automjeteve që ta respektojnë këtë masë dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.

automjetet

Më shumë nga Lajme

  • 14:43186 raste me fruth në Kosovë, IKShPK apelon për vaksinim
  • 14:35Gërvalla pas miratimit të ligji për Byronë: Qytetarët po e presin me padurim
  • 14:34Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë
  • 14:04Tahiri: Projektligji për Specialen të votohet edhe në lexim të dytë - UÇK është e të gjithëve
  • 13:37Driton Gojani zgjidhet kryesues i bordit të ZRRE-së, kryeshefi i deritashëm humbi garën në Kuvend