Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit

GD
Gazeta Demos22 prill 2026 në 12:17
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit

Nesër, në ora 13:15, në Gjykatën Themelore të Prizrenit pritet të zhvillohet seanca e radhës gjyqësore në lidhje me vrasjen e Auron Thaqit, 26-vjeçarit që humbi jetën një vit më parë si pasojë e një sulmi me thikë.

Ngjarja kishte ndodhur në Prizren në shtator të vitit 2024, kur Thaqi ishte plagosur rëndë dhe më pas ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku fatkeqësisht kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Sipas dyshimeve të para, pas plagosjes, ai ishte hedhur nga një veturë në lëvizje.

Për këtë rast janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim dy persona: Enes Ay dhe Hajrullah Brcani. Ay po hetohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” që ka rezultuar me vdekjen e viktimës, ndërsa Brcani akuzohet për “Mosdhënie ndihme” dhe “Moslajmërim të veprës penale apo kryerësve të saj”.

Rasti kishte shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, për shkak të rrethanave të rënda dhe lidhjeve të mundshme mes viktimës dhe të dyshuarve. Një vit pas ngjarjes tragjike, familja e Auron Thaqit vazhdon të kërkojë drejtësi, ndërsa procesi gjyqësor do të vazhdojë nesër me dëgjimin e dëshmive të reja .

Gjykatë

Më shumë nga Lajme

  • 14:22Ymeri: Mbi çerek shekulli në politikë, asnjë investim nacional – Kurti, shembulli më i keq i mundshëm i rinisë në politikë
  • 14:00Pacolli: Gjykata Themelore në Prishtinë aprovoi padinë time ndaj Faton Pecit, do të ma kompensojë dëmin
  • 13:47Pamje të rënda: Një grua kafshohet nga qentë endacakë në Kodrën e Trimave
  • 13:45Gucati: Nesër do të jetë një ndër protestat më të mëdha në histori, priten mbi 100 mijë pjesëmarrës
  • 13:44Kushtetuesja “udhëzon” deputetët: Jepjani popullit një President përfaqësues e simbol të unitetit