Gjatë ditës së nesërme duke filluar nga ora 10:00 do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.
Sipas njoftimit për media, në këtë seancë janë paraparë të diskutohen pesë pika.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,
5. Votimi i Propozimit të GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Vendi: Salla e seancave
Koha: 10:00