Nesër (e premte) përfundon afati që mbrojtja e drejtuesve të UÇK-së, Hashimit Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, të njoftojë apelimin e vendimit dënues të gjykatës së shkallës së parë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë më 16 shtator.
Tashmë, avokatët e katërshes së UÇK-së kanë bërë të ditur se ata do të kundërshtojnë dënimin e ish-udhëheqësve, pasi që të njëjtët, i kanë vlerësuar dënimet si të padrejta.
Përveç tyre, nga ana tjetër, është edhe Prokuroria e Speciales, ajo që po ashtu ka paralajmëruar mundësinë e apelimit. Porse, ende s’është bërë e ditur se nëse prokuroria ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës.
Në rast të apelimit, Gjykata e Apelit do t’i shqyrtojë pretendimet e palëve dhe ligjshmërinë e aktgjykimit, pa e përsëritur procesin gjyqësor në tërësi.
Sa i përket këtij procesi, nuk ka afat të caktuar se kur pritet të përfundojë, megjithatë, zëra nga njohës të fushës kanë paralajmëruar se procesi në Apel, mund të zgjasë rreth një vit.


