Nesër do të mbahet në Londër samiti i radhës i Procesit të Berlinit me fokus të veçantë bashkëpunimin rajonal.
Euronews Albania ka zbardhur agjendën e këtij takimi:
14:20 Mbërritja e delegacionit shqiptar dhe pritja nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer
14:30 Pritje nga Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar në Leaders Lounge
14:45 Foto Familjare
15:00 Seanca Plenare e Procesit të Berlinit
15:10 Paneli i liderëve të Ballkanit Perëndimor Tema: “Ambicia dhe Vizioni Strategjik” Një fjalë do të mbajë edhe Kryeministri Edi Rama
15:40 Paneli i liderëve të Ballkanit Perëndimor për temat që lidhen me: Rritjen, Migrimin dhe Sigurinë Edhe në këtë panel një fjalë do të mbajë Kryeministri Edi Rama
16:00 Mbyllja e seancës plenare
Procesi i Berlinit, i cili u iniciua nga qeveria gjermane në vitin 2014, synon të nxisë bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të përshpejtojë rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian