Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

New York Times: Këshilltarët e Trumpit u paguan mbi 1.6 milionë dollarë nga Partia Demokratike në Shqipëri

GD
Gazeta Demos4 nëntor 2025 në 11:15
New York Times: Këshilltarët e Trumpit u paguan mbi 1.6 milionë dollarë nga Partia Demokratike në Shqipëri

Konsulentë që kanë punuar në fushatat presidenciale të Donald J. Trumpit janë paguar më shumë se 1.6 milionë dollarë për të këshilluar Partinë Demokratike të Shqipërisë mbi strategjinë e saj për zgjedhjet parlamentare të majit, sipas një raporti financiar të dorëzuar të hënën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në raportin e dorëzuar nga PD, thuhet se kompania e konsulentit Chris LaCivita – një nga drejtuesit e fushatës së Trumpit në vitin 2024 – ka marrë pagesa me vlerë mbi 1.62 milionë dollarë, ndërsa kompania e sondazheve e Tony Fabrizio, një tjetër këshilltar i njohur i kampit të Trumpit, është paguar rreth 65 mijë dollarë për shërbime të anketimit.

Pavarësisht përfshirjes së tyre, Partia Demokratike pësoi një humbje të thellë përballë Partisë Socialiste në zgjedhjet e majit. Konsulentët amerikanë, përfshirë Paul Manafort – ish-shefi i përkohshëm i fushatës së Trumpit në vitin 2016 – u përpoqën ta poziciononin ish-presidentin Sali Berisha si një figurë politike të ngjashme me Donald Trumpin, raporton New York Times.

Sipas raportit, pagesat u kryen brenda një periudhe më pak se katër muajsh, nga mesi i shkurtit deri në fund të majit.

LaCivita, Fabrizio dhe Manafort kanë punuar së bashku në Tiranë si pjesë e një ekipi konsulentësh, dhe besohet se kompania Advancing Strategies e LaCivitas mund të ketë nënkontraktuar shërbimet e dy të tjerëve – një praktikë e zakonshme në fushatat elektorale.

Konsulentët amerikanë që kanë fituar zgjedhje presidenciale në SHBA janë shpesh të kërkuar në skenën ndërkombëtare, duke përfituar kontrata të majme nga fushata të huaja.

LaCivita, i cili ka udhëtuar disa herë drejt Shqipërisë gjatë fushatës për të mbështetur Berishën, nuk ka pranuar të komentojë. Edhe Manafort dhe Fabrizio nuk iu janë përgjigjur kërkesave për koment.

Gjatë fushatës, LaCivita dhe Manafort e portretizuan Berishën si viktimë të një “gjuetie shtrigash” të orkestruar nga rivalët e tij të brendshëm dhe nga demokratët amerikanë, përfshirë filantropin George Soros dhe administratën e ish-presidentit Joe Biden.

Berisha përballet me akuza për korrupsion në lidhje me një aferë pronash, ndërsa në vitin 2021 ai u sanksionua nga Departamenti i Shtetit i SHBA për “korrupsion të rëndësishëm”. Ish-sekretari i Shtetit Antony Blinken deklaroi se Berisha kishte përfituar fonde publike dhe kishte përdorur pushtetin për të pasuruar aleatët dhe familjen e tij.

Pas humbjes në zgjedhje, LaCivita mbështeti pretendimet e Berishës se rezultati ishte manipuluar, megjithatë rinumërimi i kërkuar nga PD nuk mbështeti këto pretendime.

Më shumë nga Lajme

  • 10:56Predikuesi islamik nga Bosnja pritet të dëbohet nga Kosova, BIK-u thotë se s’ishte në dijeni për ardhjen e tij
  • 10:52I dyshuari për spiunazh e pranon se i dha informacione BIA-s së Serbisë, prokuroria kërkon paraburgim
  • 10:51100 kadetë bëhen pjesë e SHKK-së, Dibrani: Siguria dhe dinjiteti njerëzor ecin bashkë
  • 10:28Dosja e Prokurorisë: Si fotografoheshin zyrtarët e AKI-së nga Fehim Sali, i dyshuari për spiunazh
  • 09:58“Tu e pa sojin e kësaj femre, jam ka e lëshoj edhe gruan”- Koment skandaloz i kryeshefit të Trainkosit për Ganimete Musliun