Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nga 1 shtatori, parafillorët në Prishtinë do të kenë orar të zgjatur mësimi

GD
Gazeta Demos25 gusht 2026 në 13:10
Nga 1 shtatori, parafillorët në Prishtinë do të kenë orar të zgjatur mësimi

Nga 1 shtatori, parafillorët e Prishtinës do të kenë orar të zgjatur, nga vetëm 2 orë në 4 orë mësim.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani.

“Nga 1 shtatori po ndryshon mënyra se si organizohet dita për parafillorët në shkollat e Prishtinës. Fëmijët dhe prindërit e Prishtinës tashmë do të kenë një orar të qartë dhe të përshtatshëm për të gjithë. Grupi i parë do të filloj nga ora 07:45 deri në 11:45, ndërsa grupi I dytë nga 11:45 deri në 15:45.” – ka thënë Elshani në njoftimin e tij.

Sipas tij, kjo do të mundësojë “më shumë kohë për të mësuar, për të luajtur, për aktivitete dhe për t’u shoqëruar me shokët e shoqet e tyre”.

Në të njëjtën kohë, sipas Elshanit, prindërit do të kenë një orar më të menaxhueshëm, që puna dhe kujdesi për fëmijët të mund të ecin më mirë bashkë.

“Rritja e fëmijës, puna dhe mirëqenia e familjes duhet të ecin në të njëjtin drejtim. Kjo është arsyeja pse po punojmë për politika që u shërbejnë fëmijëve dhe familjeve të Prishtinës.” – ka deklaruar Elshani.

Postimi i tij është shpërndarë edhe nga Drejtoria e Arsimit në Prishtinë.

kenëorarshtatori

Më shumë nga Lajme

  • 15:51REL: Ka pajtueshmëri për hapjen e Urës së Ibrit, por jo edhe për kohën
  • 15:47Alarmante: Dy gra të vrara brenda familjes për katër ditë në Kosovë – 62 nga viti 2010
  • 15:45Çështja e personave të zhdukur, Ambasada e Gjermanisë: Serbia të bashkëpunojë me Kosovën
  • 15:44Aktakuza ndaj Fatmir Shehollit, OVL-UÇK kërkon hetim të thellë: Çështje e sigurisë kombëtare
  • 15:352.11 milionë euro për banim social në Rahovec, Latifi tregon ku do të investohen paratë