Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Nga 1000 euro borxh në 8000 euro kthim: Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit për fajde në Rahovec

GD
Gazeta Demos25 shtator 2026 në 14:56
Nga 1000 euro borxh në 8000 euro kthim: Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit për fajde në Rahovec

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të pandehurve, S.S. dhe J.N., të dyshuar për fajde, ndërsa ndaj S.S. rëndon edhe dyshimi për mbajtje të paautorizuar të armëve.

Sipas Prokurorisë, dy të pandehurit dyshohet se nga gushti i këtij viti, në bashkëkryerje, i kanë dhënë një personi 1 mijë euro borxh, duke i kërkuar fillimisht që të kthente 3 mijë euro, më pas 5 mijë dhe në fund 8 mijë euro.

I dëmtuari E.A. dyshohet se është kërcënuar se, nëse nuk i kthente paratë, do të duhej të jepte veturën e familjes.

Më 24 shtator, kur E.A. ishte takuar me S.S. për t’ia dorëzuar shumën prej 8 mijë eurosh, sipas Prokurorisë, aty ishte paraqitur edhe J.N. Ky i fundit dyshohet se i kishte thënë të dëmtuarit se 500 euro nga borxhi i marrë ishin të tij dhe se, për shkak të rritjes së kamatës, duhej të paguante gjithsej 8 mijë euro.

Pas dorëzimit të parave, në kuadër të veprimeve të koordinuara hetimore me Policinë e Kosovës, të dyshuarit janë arrestuar me paratë e pranuara nga i dëmtuari.

Prokuroria dyshon se S.S. dhe J.N. në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Fajdeja”.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në shtëpinë e S.S., janë gjetur dhe sekuestruar nëntë fishekë të kalibrit 7.62×39 mm, për të cilët dyshohet se nuk kishte leje valide. Për këtë, ai dyshohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Të dyshuarit ndodhen në ndalim prej 48 orësh, ndërsa Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë – Dega në Rahovec, caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh.

euromijëdyshuarit

Të ngjashme

Si planifikoi të blinte çantë 5  mijë euro, e përfundoi e likuidume, tregon Shqiponja

Si planifikoi të blinte çantë 5 mijë euro, e përfundoi e likuidume, tregon Shqiponja

21:20
“Rri 3-4 vjet në burg, por kur të dal, do të të vras ty dhe familjen”, çfarë thuhet në aktakuzën ndaj dy të dyshuarve për fajde

“Rri 3-4 vjet në burg, por kur të dal, do të të vras ty dhe familjen”, çfarë thuhet në aktakuzën ndaj dy të dyshuarve për fajde

15:57
‘A mund t’ia dalësh në Kosovë me pagën minimale’’, nga përllogaritja e shpejt del: Paga 455 euro, shpenzimet 565 euro

‘A mund t’ia dalësh në Kosovë me pagën minimale’’, nga përllogaritja e shpejt del: Paga 455 euro, shpenzimet 565 euro

21:55
Ymeri: Importohen rreth 700 mijë euro rrymë në ditë, qytetarët po e paguajnë faturën

Ymeri: Importohen rreth 700 mijë euro rrymë në ditë, qytetarët po e paguajnë faturën

21:38

Më shumë nga Lajme

  • 09:54Shtetasi i huaj theret me thikë në Malishevë
  • 09:40Vetaksident në Besi të Prishtinës
  • 09:23Një foshnje është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Pejës
  • 09:09Asociacioni i Komunave shpreh shqetësimin për planifikimin e buxhetit 2027 nga qeveria për komunat
  • 08:53Marrëveshje me sindikatën, Elshani: Shkollat e Prishtinës do të funksionojnë normalisht javën e ardhshme