Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nga 20 minuta për Thaçin dhe të tjerët në fjalët përfundimtare – caktohen datat për deklaratat përmbyllëse

GD
Gazeta Demos19 dhjetor 2025 në 18:10
Nga 20 minuta për Thaçin dhe të tjerët në fjalët përfundimtare – caktohen datat për deklaratat përmbyllëse

Trupi Gjykues në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit njoftoi mbylljen e procedurës së paraqitjes së provave.

Sipas një njoftimi nga Zyra e Prokurorit Special (ZPS), Trupi Gjykues ka urdhëruar që dosjet gjyqësore përfundimtare dhe deklaratat përmbyllëse duhet të dorëzohen deri më 19 janar 2026.

Deklaratat përmbyllëse janë planifikuar të paraqiten nga 9 deri më 13 shkurt 2026, me datat 16 dhe 18 shkurt të rezervuara për rast nevoje.

Para këtij vendimi, Trupi Gjykues hodhi poshtë kërkesën e ZPS-së për paraqitjen e kundërprovave, duke konstatuar se nuk ishin plotësuar kushtet për pranimin e tyre. Po ashtu, u refuzua kërkesa e Mbrojtjes për apelimin e vendimit të mëparshëm që kishte refuzuar procedurën e veçantë për përcaktimin e dënimit, duke konfirmuar se çdo përcaktim eventual i dënimit do të shqyrtohet në Aktgjykim.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të kenë mundësinë të mbrojnë pozicionin e tyre për herë të fundit në sallën e gjyqit, duke thënë fjalët e tyre përfundimtare. Secili prej tyre do të ketë në dispozicion 20 minuta.

Trupi Gjykues rikujton se deklaratat politike ose vërejtjet fyese ndaj palëve, pjesëmarrësve, dëshmitarëve apo viktimave nuk do të lejohen dhe nuk do të tolerohen, thuhet në vendim.

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Aksident me fatalitet në Surkish të Podujevës
  • 23:32I dërguari i Trump, Kushner, takohet me udhëheqësin e Hamasit për të nxitur planin e paqes në Gaza
  • 23:02Ngërçi në Kuvend vazhdon, zgjedhja e presidentit në qendër të dialogut politik
  • 22:48Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës
  • 22:34Besnik Tahiri, nesër mban konferencë për media