Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

“Nga 25 deri në 60 euro dita”, sa mund të kompensohet Kilaj?

GD
Gazeta Demos25 nëntor 2026 në 22:46
“Nga 25 deri në 60 euro dita”, sa mund të kompensohet Kilaj?

Në nëntor të vitit 2023 Isni Kilaj u dërgua për herë të parë nga Kosova në Holandë. E për gati tre vjet ai u përball më procesin e gjyqësor në Hagë.

Por të gjitha akuzat të cilat rëndonin mbi të për pengimin e drejtësisë ranë poshtë kur Kilaj u shpall i pafajshëm.

Bashkë më të në paraburgim qëndruan edhe Bashkim Smakaj e Fadil Fazliu, të cilët të martën përfunduan vuajtjen e dënimit për rastin e njëjtë.

Kësisoj të gjithë këta kanë qëndruan disa muaj më shumë në paraburgim sesa dënimi i shqiptuar ndaj tyre.

Për këtë njohësit e ligjit në Kosovë thonë se mund të kërkohet edhe kompensim financiar.

“Nëse shohim kohën kur është caktuar paraburgim z. Smakaj ai rezulton ai rezulton të jetë 67 ditë më shumë se sa që i është caktuar dënimi dhe për këto 67 ditë ai e ka të drejtën të kërkojë kompensim, z. Fazliu po ashtu ka qëndruar 67 ditë edhe ai po ashtu mund të ndjekë të njëjtën procedurë. Përderisa për z. Kilaj nuk ka aty çfarë të argumentohet sepse kemi akt shpalljen i cili nga fillimi ka qëndruar 565 ditë në paraburgim, për të gjitha këto ditë do të duhej të kompensohet”, vlerëson juristi Anton Nrecaj.

Edhe sipas avokatit, Valdet Hoxha, Kilaj, Smakaj e Fazliu mund të kërkojnë kompensim financiar, por jo në të njëjtën masë.

“Në rastin e Z. Kilaj ai mund të kompensohet për gjithë periudhën e kaluar nën masën e paraburgimit sepse ndaj tij ka aktgjykim lirues. Kurse tre të tjerët të cilët janë dënuar me pak se sa koha e qëndrimit nën masën e paraburgim ata kanë të drejtë që për periudhën shtesë të kërkojnë kompensim financiar nga Dhomat e Specializuara”, thotë avokati Valdet Hoxha.

E sa mund të jetë shuma që mund të marrin për një ditë të kaluar në paraburgim më shumë se sa dënimi i caktuar?

“Sipas standardëve të cilat janë të përcaktuar me kornizën ligjore të aplikueshme në vend një person kërkesa për kompensim për një ditë është 25 euro, mirëpo për rastin konkret meqë kemi të bëjmë më situatë krejtësisht ndryshe pasi personat që kanë të drejtë, z. Smakaj, z. Kilaj dhe z. Fazliu kanë të drejtën që të kërkojnë kompensim shumë më të lartë pasi kanë qëndruar në paraburgim jashtë territorit të Kosovës”, shprehet Ndrecaj.

Për dallim nga Kilaj, Smakaj dhe Fazliu u dënuan me 12 muaj burgim në rastin për pengim të drejtësisë. /teve1

kilajkompensohetparaburgim

Të ngjashme

Kilaj rrëfen arrestimin nga Specialja: Absolutisht s’kam pasur asnjë ide pse kanë ardhur

Kilaj rrëfen arrestimin nga Specialja: Absolutisht s’kam pasur asnjë ide pse kanë ardhur

21:59

Më shumë nga Lajme

  • 23:43Berisha për ish-vjehrrën e Arlindës: “ E la të shtrirë prapa derës, të ekzekutuar barbarisht, pa i ofruar as ndihmën më të vogël”
  • 23:19Vrasja e Arlinda Zekajt, avokati Berisha zbulon detaje tronditëse: U ekzekutua 20 sekonda pasi u nda nga policia
  • 23:00Haradinaj: Specialja nuk e mori parasysh dëshminë e Fetah Rudit sepse nuk e kishte në mandat
  • 22:51Kërkesa e BE’së që Kosova t’i konsultojë për Ligjin e ri të Hagës, Çitaku iu bën ftesë: Nesër kemi konsultime, ejani
  • 22:39Shqipëria me projektligj që u mundëson të burgosurve të zgjedhin vetë mjekun dhe spitalin