Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nga ‘hajvana’ te ‘atmosfera e intoksikuar’: Opozita i kujton Kurtit se ishte ai që “s’la askënd pa fyer e përbuzur”

GD
Gazeta Demos21 tetor 2025 në 22:54
Nga ‘hajvana’ te ‘atmosfera e intoksikuar’: Opozita i kujton Kurtit se ishte ai që “s’la askënd pa fyer e përbuzur”

Që në nisje të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, kryeministri në detyrë Albin Kurti nisi një strategji brutale, ku çdo fjalim i tij në fushatat zgjedhore ishte i mbushur me agresivitet, përçarje dhe arrogancë që nuk kursente askënd. Rreth dhjetë muaj më vonë, Kurti u ankua për atë që ai e quajti “intoksikim i atmosferës” politike në Kosovë – e që, sipas opozitës, është fryt i kulturës politike që vetë ai e kultivoi.

I pyetur në Londër nëse i ka numrat për të formuar qeverinë brenda afatit kushtetues, Kurti shfaqi pesimizëm, duke ia atribuar ngërçin pikërisht ‘intoksinimit të atmosferës.

“Nuk është kollaj, se, s’di qysh me ua shpjegu, ndoshta e keni ndëgju edhe ju vet, është intoksu atmosfera shumë, ka shumë xhelozi e inati e cinizëm shumë më shumë se ide, punë e pasion. Por, jemi ku jei dhe do të përpiqemi ta bëjmë qeverinë. Por, siç duket, alternativa është se do të shkojmë në zgjehdje prap. Ose do ta bëjmë qeverinë, ose shkojmë në zgjedhje prap. Nuk po duket që opozita ka vullnet dhe as synim për qeveri të tyre”, tha Albin Kurti në Londër.

Pasi humbi rreth 10% të elektoratit më 9 shkurti, Kurti shpërtheu me fyerje të ulëta ndaj opozitës, duke i quajtur “hajvana” dhe duke ulëritur se “ka kaluar koha e hajvanatit”.

“Kanë bë marrëveshje me dreqin…Çfarë hajvanash…çfarë hajvanash, ka kalu koha e hajvanatit – e kanë marr vesh sonte…Kur ne e thoshim një zotim, ia shtoshin nja 50 a 100 a 200 perqind”, tha ai.

Rreth deklaratës së Kurtit në Londër, reagoi nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, e cila e përshkroi kreun e VV-së si “njeriun që nuk la pa fyer e përbuzur askënd, pa asnjë kod”, duke e akuzuar për abuzim të institucioneve shtetërore për nevoja partiake.

“Kjo kastë drejtuesish tashmë e ka shndërruar në normë keqpërdorimin e misioneve diplomatike të Kosovës për nevoja partiake të Lëvizjes Vetëvendosje. Në kulmin e fushatës zgjedhore, në një kohë kur vendi nuk ka qeveri legjitime, ky është abuzim i skajshëm me institucionet e shtetit. Rasti i fundit në Londër e shfaq më qartë se kurrë mendësinë e një partie që e sheh shtetin si pronë të vetën.

E për më tepër, njeriu që nuk la askënd pa fyer e përbuzur, pa asnjë kod, sot paska dalë të thotë se na qenka helmuar atmosfera, se paska xhelozi e inate, andaj po e ka vështirë ta bëjë qeverinë. Jo A.K. Ti nuk kërkon marrëveshje, as kompromis. Ti kërkon nënshtrim. Por ky popull nuk është e nuk do të jetë kurrë popull që nënshtrohet.”

Përmes ironizimit, reagoi edhe anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike, Berat Rukiqi, duke shkruar: “Nëse ekziston sinonimi i toksicitetit në politikë, ai është Albin Kurti.”

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 18:486 deputetë të LDK-së s’e votojnë Sejdiun, Peci: S’është lajm i mirë për Kosovën
  • 18:40Abdixhiku: Unë me 12 deputetë, do të jem në sallë ditën kur të votohet Presidenti
  • 18:36Abdixhiku: I kërkoj falje popullit, nuk mundem me këtë grup parlamentar, jo me këtë përçarje
  • 18:36Inspektorati me aksion kundër shitjes së cigareve elektronike pranë shkollave
  • 18:24Bajrami reagon sërish: Nuk e kam deleguar votën te askush