Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nga kjo datë, policët e Kosovës do të patrullojnë në Shqipëri

GD
Gazeta Demos26 qershor 2026 në 22:34
Nga kjo datë, policët e Kosovës do të patrullojnë në Shqipëri

Policia e Kosovës ka konfirmuar se patrullimet e përbashkëta me Policinë e Shtetit të Shqipërisë për sezonin turistik veror do të zhvillohen nga 1 korriku deri më 31 gusht 2026.

Policia e Kosovës bëri të ditur se bashkëpunimi bazohet në Memorandumin e Bashkëpunimit për shërbimet e përbashkëta të Policive Rrugore të Kosovës dhe Shqipërisë për vitin 2026.

“Lidhur me pyetjet në vijim mund të konfirmojmë se në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit lidhur me shërbimet e përbashkëta të Policive Rrugore të Shqipërisë dhe Kosovës për vitin 2026, ky bashkëpunim do të fillojë nga data 01.07.2026 deri më 31.08.2026. Zyrtarët policorë do të caktohen në lokacione sipas vlerësimeve dhe planifikimeve të policisë shqiptare”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për IndeksOnline.

Ky konfirmim vjen pasi autoritetet shqiptare njoftuan se gjatë sezonit turistik veror do të angazhohen rreth 1.600 efektivë shtesë në terren, ndërsa në kuadër të planit të sigurisë është paraparë edhe bashkëpunimi me policitë e vendeve fqinje, përfshirë Kosovën.

Patrullimet e përbashkëta synojnë lehtësimin e komunikimit me qytetarët e Kosovës që kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar, si dhe rritjen e sigurisë dhe menaxhimit të trafikut gjatë periudhës së fluksit të madh të turistëve.

Më shumë nga Lajme

  • 10:42Shtypet butoni i numërimit mbrapsht për 16 shtatorin
  • 10:22Tasholli: Nga 16 shtatori duhet të nisin “orët e bardha” për Kosovën
  • 09:59Hamza: “Ora e Pritjes” do të vendoset edhe në qytete të tjera të Kosovës
  • 09:55Kosova dhe Shqipëria të parat që pajisen nga SHBA-ja për misionin në Gazë
  • 09:32Verdikti i 16 shtatorit, Gucati: Më 16 shtator qytetarët nga Kosova dhe diaspora në pritje para gjykatës