75 oficerë nga Shqipëria dhe Kosova kanë nisur kurse të reja profesionale në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë, në kuadër të përgatitjes dhe zhvillimit të mëtejshëm profesional të strukturave të mbrojtjes.
Nga 75 pjesëmarrësit, 65 janë oficerë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ndërsa 10 vijnë nga Forca e Sigurisë së Kosovës
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, e cila thekson se formimi profesional, lidershipi dhe rritja e kapaciteteve janë pjesë e procesit të transformimit të Forcave të Armatosura.




