Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nga “Okej” te pankartat kreative: Nata e tetë e revoltës masive në përkrahje të krerëve të UÇK-së

GD
Gazeta Demos23 shtator 2026 në 22:22
Nga “Okej” te pankartat kreative: Nata e tetë e revoltës masive në përkrahje të krerëve të UÇK-së

Mijëra qytetarë kanë protestuar për të tetën natë radhazi në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ashtu si netët e kaluara, edhe sonte u vu re një pjesëmarrje e madhe e të rinjve, të cilët po vazhdojnë të ngrenë zërin kundër dënimit prej 81 vitesh burgim ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Protestuesve po vazhdojnë t’u bashkohen edhe Endrit Thaçi e Klestor Veseli, djemtë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Endriti u pa i veshur me një xhemper që mbante të shkruar shprehjen e famshme të babait të tij,

"Okej" – fjalë kjo që Thaçi e përdori në momentet pasi iu shqiptua dënimi.

Ndërkohë, të rinjtë, përveç mesazheve "Unë të dua, ti e din", kanë vazhduar marshimin edhe me pankarta të tjera kreative.

https://www.facebook.com/share/p/19TTmBLDJy/

Protestat pritet të pasojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim.

Përveç në sheshin "Skënderbeu", qytetarët planifikojnë të mblidhen edhe në qytete të tjera të Kosovës dhe të Evropës.

Në anën tjetër, familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi kanë refuzuar të takohen me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, deri në ndryshimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara nga Kuvendi i Kosovës.

Në një letër të publikuar nga familjarët e ish-krerëve të UÇK-së, thuhet se ata presin një qëndrim të përgjegjshëm nga të zgjedhurit e popullit në lidhje me këtë ligj:

“Presim sjellje të përgjegjshme shtetërore nga të zgjedhurit e popullit, në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjit, në raport me Dhomat e Specializuara. E vlerësojmë ftesën e Albulena Haxhiut, por, për t’iu shmangur çdo keqkuptimi të mundshëm lidhur me ndikimin dhe ndërhyrjet familjare në vendimmarrjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, presim që të takohemi pas vendimit të Kuvendit”, thuhet në letër.

okejkreativepërkrahje

Më shumë nga Lajme

  • 23:43Mehmeti: Mund të thirren në Hagë edhe drejtuesit e UÇK-së në Maqedoni
  • 23:23Parashikimi i motit për këtë të enjte
  • 22:57Tiranë: Plagosi me mjet prerës 49-vjeçarin, vihet në pranga autori
  • 22:54Kosova U21 zhvillon stërvitjen e parë në San Marino
  • 22:50Nesër tri vjet nga sulmi në Banjskë, Konjufca në New York: Kriminelët vazhdojnë të jenë të lirë