Avni Qenaj nga fshati Romaj është ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili është arrestuar të martën në Serbi.
Nënkryetari i OVL-UÇK, Gazmend Syla e konfirmoi këtë për “DEMOS”.
Sipas Sylës 52-vjeçari ishte pjesëtar i brigadës “138 Agim Ramadani”.
