Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Nga sot, dy kundërshtarët më të mëdhenj politikë janë Osmani e Kurti”

GD
Gazeta Demos4 mars 2026 në 21:52
“Nga sot, dy kundërshtarët më të mëdhenj politikë janë Osmani e Kurti”

Juristi Bardhyl Hasanpapaj ka deklaruar në Debat Plus se nga tani e tutje ai i sheh si dy kundërshtarët më të mëdhenj politikë presidenten aktuale Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Hasanpapaj tha se, sipas tij, kjo ndarje është zyrtare “nga sonte”, ndonëse, siç u shpreh, faktikisht ka nisur më herët.

Ai theksoi se Osmanin e kanë kritikuar disa herë për afërsinë me pushtetin, por shtoi se ajo ka ditur ta luajë rolin institucional duke i trajtuar njësoj pozitën dhe opozitën.

Sipas tij, nëse Osmani vendos të hyjë në garë politike, qoftë me një iniciativë të re apo duke iu bashkuar një partie ekzistuese, ajo do të shndërrohet në akteren kryesore opozitare ndaj pushtetit aktual.

“Matematikat politike mund të ndryshojnë, pra nëse Vjosa Osmani përvjelë mangët për t’u futur në garën politike, qoftë në çdo lloj mënyre me iniciativë të re apo me iu bashkëngjitë ndonjë partie politike. Unë besoj që Vjosa Osmani do të kthehet në akterin kryesor opozitar ndaj pushtetit kryesor në çdo rrethanë, nga sot e tutje do të jetë opozitarja me e rëndësishme”, ka deklaruar ai.

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 19:54Aleanca nis organizimin e zgjedhjeve të brendshme, akuzon pushtetin për krizë politike dhe ekonomike
  • 19:52Kjo është gjendja e të moshuarit që u konfirmua me Ethet e Nilit në Shqipëri
  • 19:20ShBA: Mbështesim hetimin e krimeve të luftës dhe drejtësinë për viktimat
  • 19:17Zhvillime të papritura: Drejtori i CIA shkon në mënyrë sekrete në Rusi me një avion të Forcave Ajrore
  • 19:12Gjini: Partitë i kanë hapur dyert për të dalur nga kriza, por pushteti i ka mbyllur