Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Nga thirrjet për solidaritet te dyshimet për mashtrim me 189 mijë euro: Rasti i Endrit Azemit që tronditi opinionin

GD
Gazeta Demos22 nëntor 2026 në 20:38
Nga thirrjet për solidaritet te dyshimet për mashtrim me 189 mijë euro: Rasti i Endrit Azemit që tronditi opinionin

Një thirrje për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari nga Gjilani u shndërrua në fushatë të madhe solidariteti. Tani, rasti po hetohet si mashtrim.

Endrit Azemi, për të cilin u kërkuan donacione me pretendimin se vuante nga leukemia, është përfshirë në një rast që po hetohet nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

Sipas Prokurorisë, personi me inicialet E.A. dyshohet se kishte sajuar historinë e sëmundjes për të përfituar financiarisht nga qytetarët.

Thirrja për ndihmë ishte shpërndarë gjerësisht në mediat kosovare dhe nga figura publike me ndikim në shoqëri.

Në platformën GoFundMe ishte hapur një fushatë për Endrit Azemin, ku pretendohej se trajtimi i tij në Turqi kushtonte 253 mijë e 770 euro.

Madje, edhe familjarë të prezantuar të Endritit kishin publikuar thirrje emocionale, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve.

Kosovare Azemi, e cila në Facebook paraqitej si motra e tij, kishte kërkuar mbështetje financiare për 20-vjeçarin.

“Po ju lutna me na dhon shprese, me ardh me na vizitu edhe me na ndihmu me qaq sa keni”, shkruante ajo.

“Mos na hupni shpresen, Endritin e dojm ne mesin tone”, vazhdonte thirrja e saj.

Një nga personazhet publike që e kishte shpërndarë apelin ishte edhe aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu.

Pasi mësoi për dyshimet e mashtrimit, Spahiu reagoi me zhgënjim, duke treguar se kishte besuar në historinë e publikuar.

“Dmth miq, Po behet hera e dyte qe me faqen kredibile per ndihme e solidaritet gofundme, po na mashtrojne shqipet e pergjakta.”

Aktori pranoi se qytetarët nuk kanë mundësi t’i verifikojnë vetë pretendimet shëndetësore të personave që kërkojnë ndihmë.

“Boll jam i kujdeseshem, por hera dyte qe po plagosem. Per me keq po beje thirje per plagosje masive.”

“Dmth me te mashtru me shnet, sdi sdi”, përfundoi Spahiu.

Rasti ka ngritur shqetësime për besimin e qytetarëve te fushatat humanitare, veçanërisht kur thirrjet shpërndahen nga media dhe figura të njohura.

Ndërkohë, Prokuroria ka bërë të ditur se verifikimet e historikut shëndetësor treguan se i dyshuari nuk vuante nga leukemia akute.

Autoritetet kanë bllokuar mjetet financiare në llogaritë bankare të identifikuara në lidhje me rastin.

I dyshuari u arrestua më 21 nëntor, rreth orës 22:00, dhe u ndalua për 48 orë.

Prokuroria ka njoftuar se do të kërkojë caktimin e paraburgimit ndaj tij në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Rasti po hetohet për veprën penale të mashtrimit, ndërsa përgjegjësia penale e të dyshuarit mbetet për t’u përcaktuar nga gjykata

endritsolidaritetdyshimet

Të ngjashme

Endrit Thaçi rikthen kujtimin emocionues nga fëmijëria pranë babait të tij

Endrit Thaçi rikthen kujtimin emocionues nga fëmijëria pranë babait të tij

19:16

Më shumë nga Lajme

  • 22:13Veç Serbia s’do të jetë në Samitin e BE me ballkanasit të mërkurën, zyrtari i tyre: S’jam në mandat të plotë
  • 22:02Lulzim Maliçi (Konçuli) nderohet me çmimin “Imazhi Shqiptar” në Zvicër
  • 21:51Britani: Kushtet joadekuate po i largojnë të rinjtë nga tregu i punës
  • 21:50Arrestohen në Shqipëri dy shqiptarë të kërkuar nga Italia, pritet ekstradimi i tyre
  • 21:05Ministrja Spahiu falënderon Kosovën për trajtimin e pacientëve shqiptarë