Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nga Trumpi tek Infantino – këto janë të gjitha takimet që i pati Osmani në ShBA

GD
Gazeta Demos30 shtator 2025 në 17:40
Nga Trumpi tek Infantino – këto janë të gjitha takimet që i pati Osmani në ShBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përmbyllur një vizitë intensive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara, si dhe zhvilloi një sërë takimesh dypalëshe, multilaterale dhe aktivitete publike me fokus në thellimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe forcimin e pozitës së Kosovës në arenën globale.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Presidentja Osmani u takua me liderë të shumtë botërorë, përfshirë Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, transmeton lajmi.net.

Ajo gjithashtu zhvilloi takime bilaterale me presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm nga dhjetëra shtete anëtare të OKB-së, përfshirë vendet e BE-së, rajonit dhe më gjerë, me qëllim zgjerimin e partneriteteve dhe lobimin për njohje të reja për Kosovën.

Në fokus të takimeve ishin fuqizimi i rolit të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, integrimi euroatlantik, zhvillimi ekonomik dhe siguria. Presidentja mori pjesë edhe në panele të nivelit të lartë, si “Sistemi Global i Refugjatëve dhe Azilit” dhe Clinton Global Initiative, ku theksoi nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar dhe fuqizimin e grave.

Ajo u nderua me çmimin “Women Empowerment Award” nga Fashion 4 Development.

Presidentja vizitoi gjithashtu Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane, u adresua para oficerëve të lartë ushtarakë, dhe mbajti ligjërata në Universitetin e Pittsburgh. Në kuadër të vizitës, u takua edhe me komunitetin shqiptaro-amerikan në disa shtete të SHBA-së, përfshirë New York, Connecticut dhe Pennsylvania, duke theksuar rolin e tyre në forcimin e lidhjeve me SHBA-të.

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 12:51Bllokohet me kamionë e vetura rruga te aeroporti, nga do të kalonte Ursula von der Leyen
  • 12:43Hila paraqitet nesër në polici, kontaktohen 4 nga viktimat e identifikuara në videot intime - dy të gatshme për bashkëpunim
  • 12:34Haxhiu: Bashkimi i shqiptarëve të Luginës vendim i pjekur politik, më 25 tetor vota do të ketë peshë
  • 12:32Marshi për çlirimtarët: Policia merr masa sigurie, mbyllen disa rrugë
  • 12:29Zgjedhja e presidentit, Kurti: Sot do të nisim takimet me opozitën