Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ngjarje e rëndë në Shtërpcë: Ujku sulmon 5-vjeçarin në oborrin e shtëpisë së tij – e kafshon në gjoks e shpinë

GD
Gazeta Demos28 gusht 2025 në 12:49
Ngjarje e rëndë në Shtërpcë: Ujku sulmon 5-vjeçarin në oborrin e shtëpisë së tij – e kafshon në gjoks e shpinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Brod të Shtërpcës, ku një ujk ka sulmuar një fëmijë 5-vjeçar në oborrin e shtëpisë së tij.

I mituri është dërguar fillimisht në qendrën emergjente në Ferizaj, e më pas në QKUK për trajtim më të specializuar. Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci, ka bërë të ditur se gjendja e tij është stabile.

“Gjendja është stabile për momentin, por është duke u përcjell. Jemi duke u përkujdesur, ekzaminimet e nevojshme janë bërë të gjitha. Kemi ftuar dhe ekipin e epidemiologjisë….gjendja është stabile por ky pacient duhet të qëndroj rreth një javë ditë në klinikën tonë. Lëndimet i ka në gjoks dhe në shpinë”, tha Kolgeci.

Ndërkohë, për rastin ka folur edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka konfirmuar kohën dhe rrethanat e sulmit.

“Me datën 27 gusht 2025, 21:45 policia në Shtërpcë është informuar për një sulm që ka ndodhur në lagjen ‘Coklarë’ të fshatit Brod, ku një ujk ka sulmuar një fëmijë. Fëmija pas sulmit është dërguar fillimisht në qendrën emergjente në Ferizaj, e më pas në Prishtinë, për trajtim më të specializuar mjekësor. Sipas familjarëve, sulmi kishte ndodhur rreth orës 19:00 kur fëmija, 5 vjeç ishte në oborrin e shtëpisë”, ka thënë Veseli.

Edhe nga SHSKUK thanë se dje fëmija u pranua në Klinikën Emergjente të QKUK-së me lëndime në gjoks dhe shpinë.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se më datë 27.08.2025, në Klinikën Emergjente të QKUK-së, është pranuar një fëmijë 5-vjeçar nga fshati Brod, komuna e Shtërpcës, me lëndime në gjoks dhe shpinë.

Sipas familjarëve, fëmija është sulmuar nga një ujk dhe është tërhequr zvarrë disa metra nga oborri i shtëpisë.

Pas pranimit në Klinikën Emergjente, ka marrë trajtimin e parë mjekësor dhe janë kryer ekzaminimet e nevojshme fillestare.

Aktualisht, fëmija është pranuar dhe po merr trajtim në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ku gjendja vlerësohet stabile.

Janë dhënë vaksinat, sipas protokollit, si dhe është konsultuar Psikologu Klinik për vlerësimin dhe mbështetjen e gjendjes emocionale të fëmijës.

Pavarësisht gjendjes stabile, për arsye të monitorimit dhe mundësisë së ndryshimeve eventuale, pacientja do të qëndrojë për disa ditë në klinikë”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 15:51BE: Dritë e gjelbër për qendra dëbimi në vende të treta
  • 15:30Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme - ky është rendi i ditës
  • 15:25Aksidenti në Volljakë të Klinës, katër persona dërgohen për trajtim mjekësor
  • 15:23I moshuari humb jetën duke u përpjekur t’i shuajë flakët në Mallakastër të Shqipërisë
  • 15:10Ligji për Specialen, nesër mblidhet Komisioni për Legjislacion