Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ngjarje si në filma në Rahovec: U ndalën për të larguar një pengesë në rrugë, përballen me grabitës të armatosur

GD
Gazeta Demos3 gusht 2026 në 10:06
Ngjarje si në filma në Rahovec: U ndalën për të larguar një pengesë në rrugë, përballen me grabitës të armatosur

Një rast i rëndë i tentativës për grabitje, i shoqëruar me të shtëna me armë zjarri, është raportuar mbrëmjen e së dielës në Rahovec.

Sipas informacionit të Policisë, tre burra kanë njoftuar se, derisa po lëviznin me veturë, kanë hasur në një pengesë të vendosur në rrugë.

Pasi kanë ndaluar dhe kanë dalë nga automjeti për ta larguar pengesën, një person i maskuar dhe i armatosur me armë të gjatë u është afruar duke i kërcënuar dhe duke u kërkuar para.

“Tre meshkuj kosovarë kanë njoftuar policinë se derisa kanë qenë duke lëvizur me veturë kanë vërejtur një pengesë në rrugë. Pasi kanë dalë nga vetura për ta larguar pengesën një person i maskuar, i armatosur me armë të gjatë ju është drejtuar viktimave duke i kërcënuar dhe ka kërkuar para”, thuhet në raport.

Bazuar në të dhënat e policisë, viktimat kanë refuzuar kërkesën e të dyshuarit, janë rikthyer në veturë dhe kanë tentuar të largohen nga vendi i ngjarjes. Në ato momente, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit.

“Viktimat kanë refuzuar dhe kanë hyrë në veturë dhe pasi kanë filluar lëvizjen, në drejtim të veturës së tyre i dyshuari ka shtënë me armë ku e ka qëlluar veturën (rrotën e pasme)”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me vendim të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit janë duke vazhduar.

Më shumë nga Lajme

  • 21:38Rrëfim emocionues i një ish-ushtari të UÇK-së shfaqet në protestën “Jo në emrin tim”
  • 21:36Latif Gashi për Specialen: Trup për drejtësinë ndërkombëtare – mendoja se nuk ka gjykata më të padrejta sesa të UNMIK-ut dhe EULEX-it
  • 21:30“Kërkesat tona ende nuk kanë marrë përgjigje”, nata e tetë e protestës në sheshin e Prishtinës
  • 21:26Beqiri: Në Hagë u dënua drejtoria politike e UÇK-së, jo individët
  • 21:23Komandanti Latif Gashi rrëfen arrestimin e tij: Shqiptari i parë që akuzohet për krime lufte, për shërbimin ndaj vendit