Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurës me inicialet Gj.M , për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Mashtrimi”.
Në njoftim thuhet se, sipas aktakuzës, e pandehura në periudha të ndryshme kohore gjatë viteve 2022-2024, përmes paraqitjes së rreme të fakteve dhe duke u prezantuar si përfaqësuese e një organizate joqeveritare, ka mashtruar një numër të konsiderueshëm qytetarësh duke u premtuar përfitimin e donacioneve, përfshirë krerë gjedhësh, sera bujqësore dhe ndërmjetësim për sigurimin e termineve për viza, në këmbim të pagesave të ndryshme.
