Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ngrihet aktakuzë për spiunazh ndaj pilotit kroat që kishte shërbyer në KFOR dhe partneres së tij serbe

GD
Gazeta Demos22 gusht 2026 në 13:42
Ngrihet aktakuzë për spiunazh ndaj pilotit kroat që kishte shërbyer në KFOR dhe partneres së tij serbe

Prokuroria e Qarkut në Split ka ngritur aktakuzë ndaj shtetasit kroat J.I., i lindur më 1971, dhe shtetases serbe A.M., e lindur më 1979, nën dyshimin për spiunazh.

Bëhet fjalë për një pilot ushtarak të Forcave Ajrore Kroate (HRZ) dhe partneren e tij prej shumë vitesh, për arrestimin e të cilëve ishte raportuar për herë të parë në gusht të vitit të kaluar, shkruan Index.hr

Sipas Prokurorisë, shtetasi kroat, gjatë shërbimit në Forcat e Armatosura të Kroacisë, nga shkurti deri në dhjetor të vitit 2022, në disa raste i ka vënë në dispozicion partneres së tij të dhëna të klasifikuara, të cilat i kishte marrë ose kishte pasur qasje gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas aktakuzës, ai e dinte se partnerja e tij po i mblidhte këto të dhëna për një shtet të huaj, një person juridik të huaj dhe një person që punonte për ta.

Prokuroria e Qarkut në Split i ka propozuar Gjykatës së Qarkut vazhdimin e masave ndaj të akuzuarës së dytë, për shkak të rrezikut të arratisjes.

“Index” raportoi më 27 gusht të vitit të kaluar se, nën dyshimin për spiunazh, ishin arrestuar një pilot i Forcave Ajrore Kroate dhe partnerja e tij, shtetase e Serbisë nga Mitrovica e Veriut.

Procedura u zhvillua nga policia civile dhe ajo ushtarake, ndërsa në hetime ishte përfshirë edhe Europol.

Sipas informacioneve të publikuara atëherë nga “Index”, piloti kishte shërbyer edhe në KFOR në Kosovë, ndërsa hetuesit dyshonin se ai i kishte dhënë partneres informacione konfidenciale, të cilat ajo më pas i kishte përcjellë më tej.

Në mesin e të dhënave të përmendura gjatë hetimeve ishin informacionet për lëvizjet dhe pozicionet e forcave të KFOR-it, si dhe për ngjarjet në veri të Kosovës dhe në Zubin Potok.

Gjatë hetimeve, piloti i mohoi akuzat se i kishte dhënë partneres të dhëna konfidenciale, duke pretenduar se dikush po përpiqej t’ia kurdiste rastin. Edhe partnerja e tij i mohoi akuzat.

Të dy ishin në paraburgim

Më 28 gusht 2025, Prokuroria hapi zyrtarisht hetimet ndaj tyre. Piloti u dërgua në paraburgim për shkak të rrezikut të ndikimit te dëshmitarët, ndërsa partneres së tij iu caktua paraburgimi edhe për shkak të rrezikut të arratisjes.

Gjatë hetimeve u morën në pyetje tetë dëshmitarë, kryesisht pjesëtarë aktivë të ushtrisë.

Piloti u lirua nga paraburgimi në fund të tetorit të vitit të kaluar, me masa kujdesi dhe ndalim kontakti me njërën nga dëshmitaret. Për shkak të rastit, ai ishte pezulluar nga detyra.

Me ngritjen e aktakuzës është përfunduar faza e hetimeve dhe rasti tani hyn në një fazë të re të procedurës penale. /Telegrafi/


kishtespiunazhndaj

Të ngjashme

Gruda: Pas 16 shtatorit partitë duhet të kishin vetëdije tjetër kombëtare

Gruda: Pas 16 shtatorit partitë duhet të kishin vetëdije tjetër kombëtare

20:59
Goditje për “Djajtë e Kuq”, Carrick konfirmon mungesën e yjeve ndaj Atletico Madridit

Goditje për “Djajtë e Kuq”, Carrick konfirmon mungesën e yjeve ndaj Atletico Madridit

19:42
Arsenali humbet dy yjet për ndeshjen ndaj Lilles

Arsenali humbet dy yjet për ndeshjen ndaj Lilles

16:44
Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi i dytë ndaj Thaçit

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi i dytë ndaj Thaçit

16:21

Më shumë nga Lajme

  • 23:48Gani Geci ka shkuar vullnetarisht në polici, do t’u përgjigjet mediave pas intervistimit
  • 23:36Çitaku i reagon Gani Gecit: Askush nuk merr leje prej teje për ta mbrojtur UÇK-në dhe luftëtarët në Hagë
  • 23:26Sadiku takon kongresmenin Self: Bëri pyetje të vështira, dëgjoi me vëmendje dhe tregoi interesim të vërtetë për Kosovën
  • 23:22Vdes ish-hendbollistja Edona Januzi Meqikukiqi
  • 23:01Europa, edhe një vit me gaz të shtrenjtë, rezervat në minimune historike