Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, pa nga afër fillimin e procesit të dizensektimit në zonat me rrezik të lartë nga Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK), në kuadër të projektit shumëvjeçar për mbrojtjen e shëndetit publik dhe reduktimin e rrezikut nga kjo sëmundje.
Ky projekt financohet nga MBPZHR me vlerë prej 971,100 euro për periudhën 2025–2028 dhe parasheh trajtimin e rreth 5,200 hektarëve çdo vit në zonat më të ekspozuara ndaj rrezikut.
Aktivitetet e dizensektimit do të fokusohen veçanërisht në komunat endemike: Malishevë, Klinë, Rahovec, Suharekë dhe Drenas, duke synuar kontrollin dhe reduktimin e përhapjes së rriqrave bartëse të EHKK-së.
Gjatë realizimit të projektit do të përdoren vetëm preparate të aprovuara dhe metoda të sigurta, në përputhje me standardet profesionale dhe mbrojtjen e mjedisit.
