Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit nga populli

GD
Gazeta Demos5 mars 2026 në 17:50
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit nga populli

Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës ka nisur shqyrtimin e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga Presidentja Vjosa Osmani, të cilat parashohin që Presidenti ose Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët.

Anëtari i Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, Adnan Rrustemi, bëri të ditur se komisioni është ngarkuar me këtë detyrë nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, për të shqyrtuar amendamentet dhe për të zhvilluar procedurat e nevojshme institucionale.

Sipas Rrustemit, propozimet synojnë të ndryshojnë mënyrën e zgjedhjes së presidentit, duke kaluar nga zgjedhja në Kuvend në zgjedhje të drejtpërdrejtë nga populli.

Ai theksoi se këto amendamente mbështeten me arsyetimin se një model i tillë do të ndihmonte në eliminimin e ngërçeve politike që në të kaluarën kanë penguar funksionimin normal të institucioneve dhe kanë rrezikuar stabilitetin institucional.

“Me këtë mënyrë synohet të shmangen bllokadat politike që shpesh kanë shoqëruar procesin e zgjedhjes së presidentit në Kuvend, duke krijuar më shumë stabilitet dhe funksionim më të qëndrueshëm të institucioneve,” theksoi Rrustemi.Komisioni për Legjislacion pritet të vazhdojë me shqyrtimin e amendamenteve në ditët në vijim, ndërsa më pas ato do t’i procedohen për hapat e mëtejmë në Kuvend.

Kuvendi

Më shumë nga Lajme

  • 17:56“Shtini n’gji” – Sheholli i thotë gruas së tij pasi pranoi material dhe 5 mijë euro nga BIA
  • 17:55Dokumenti i gjetur në telefonin e Shehollit, synimi i Serbisë për zbrazjen e Kosovës përmes radikalizimit islamik
  • 17:43Kryeziu-Hyseni: LVV dhe LDK po punojnë për një emër konsensual për president
  • 17:42Dosja “Sheholli” dhe plani i BIA-s për përhapjen e radikalizmit islamik, reagon Latifi: Nuk keni dashur të dëgjoni e të shikoni, një ditë do të jetë vonë
  • 17:41Kolona deri në 300 metra në Jarinjë, deri në 100 metra në Merdarë