Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nisin sot punimet për sanimin e dëmtimeve në kyçjen e Mazgitit, priten kufizime në qarkullim

GD
Gazeta Demos25 qershor 2026 në 08:09
Nisin sot punimet për sanimin e dëmtimeve në kyçjen e Mazgitit, priten kufizime në qarkullim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot, më 25 qershor 2026, duke filluar nga ora 11:00, do të nisin punimet për sanimin e dëmtimeve në pjesën e kyçjes në Mazgit.

Sipas njoftimit, punimet do të realizohen nga operatori ekonomik i kontraktuar, ndërsa gjatë zhvillimit të tyre priten kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor.

“Lusim qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe i inkurajojmë që, gjatë kohës së zhvillimit të punimeve, të shfrytëzojnë rrugë alternative për të shmangur vonesat dhe ngarkesën në trafik.

Po ashtu, apelojmë që të respektohet sinjalizimi i përkohshëm rrugor dhe udhëzimet e personelit në terren, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftim.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar, deri në përfundimin e punimeve.

Më shumë nga Lajme

  • 11:49BE miraton 1,600 lista të reja sanksionesh kundër Rusisë
  • 11:47Bajrami kritikon ekzekutimin e investimeve kapitale: Ku shkuan paratë?
  • 11:44‘Dy fatura të papaguar janë borxh’, KRU “Prishtina” me paralajmërim për konsumatorët
  • 11:43Hoti rendit sfidat e presidentes: Marrëdhëniet me ShBA-në, dialogu me Serbinë dhe Haga
  • 11:42Caktohet për të enjten seanca e Kuvendit