Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nisja e FSK-së në Gaza, oficerët të përgatitur për çdo skenar

GD
Gazeta Demos1 qershor 2026 në 08:31
Nisja e FSK-së në Gaza, oficerët të përgatitur për çdo skenar

Në fund të muajit prill, u nisën drejt Gazës.

Një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës udhëtoi drejt Lindjes së Mesme për të realizuar rikonicionin apo shikimin e vendit ku do të operojnë ushtarakët kosovarë në misionin atje.

Afro një muaj pas këtij zhvillimi, ministria e mbrojtjes nuk ka treguar se kur pritet të nisen 22 ushtarakët për këtë mision.

E ish-gjenerali i FSK-së, Ilir Qeriqi vlerëson se kurdo që arrijnë atje ushtarakët kosovarë, do t’i kryejnë detyrat me përpikmëri.

“Në bazë të listës së detyrave esenciale të zbatimit të misionit, ushtarakët trajnohen për operacione mësymse, mbrojtëse dhe të stabilitetit. Kështu që unë besoj te ushtarët e FSK-së, ata janë gati me u përballë, misioni ka karakter stabilizues fillimisht është i destinum për atë, mirëpo kur jenmi te ky mision mund të ndodhin edhe të papriturat por ushtarakët tanë janë të gatshëm dhe dijnë me performu qoftë në detyra të stabilitetit, qoftë në detyra mësymse apo edhe detyra mbrojtëse”, thotë Ilir Qeriqi – ish-gjeneral.

Por, a janë të trajnuar pjesëtarët e FSK-së për rregullat e veprimit në këso misionesh?

“Rregullat e veprimit nuk bëhen publike, rregullat e veprimit që ushtaraku i ka me vete nuk duhet të bijnë në duart e palës tjetër apo kundërshtarët që synohet apo në këtë rast ‘armikut’ që mund të jetë sepse ai nëse i kupton rregullat e veprimit e di deri ku dhe se çka mundet me u sjellë dhe cilat veprime munden me u marrë, kur munden me përfundu të drejtat e tua. Kështu që këto rregulla të veprimit në bazë të nj zbërthimi të situatës operacionale definohen varësisht prej vendit të ngjarjes dhe misionit që ka dhe rregullat e veprimit, diku munden me qenë më strikte, diku më fleksibile”, thotë Qeriqi.

Derisa ish-ushtaraku, Hisen Berisha tregon se sa pritet të zgjasë misioni i këtyre oficerëve në Gaza.

“Pastaj vjen urdhëri operacional dhe dërgohet trupa e planifikuar, sasia në numër dhe mision dmth për çfarë fushe të misionit do të mbulojnë është çështje e brendshme të cilat i përcakton urdhëri operacional. Zakonisht siç thuhet në ligj janë 180 ditë gjithsej që qëndrojnë trupat në mision dhe misioni fillon nga momenti i dërgimit të oficerëve në këtë fazën e parë paralajmëruese ose rikonicion dhe deri te përmbyllja e komplet misionit”, shprehet Hisen Berisha, ish-ushtarak.

Kosova është në mesin e pesë shteteve që janë zotuar për angazhim në këtë mision me qëllim ofrimin e sigurisë dhe mbikëqyrjen e armëpushimit në Rripin e Gazës. /Teve1

FSKGaza

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Endrit Thaçi publikon foton e Vedat Muriqit me mesazhin për çlirimtarët: Krejt Kosova UÇK!
  • 23:37Kurti pas fitores së Kosovës: Lojë e shkëlqyeshme sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”
  • 23:27Vedat Muriqi festoi golin me mesazhin “Jo në emrin tim”, reagon djali i Jakup Krasniqit
  • 22:57Rama reagon pas arrestit shtëpiak ndaj Vlora Hysenit: Askush nuk është mbi ligjin
  • 22:48Tarifat dhe çmimet e ilaçeve, presidentja e Parlamentit Europian: Gjermania të negociojë me administratën Trump