Anëtari i kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fatmir Matoshi, tha se partia e tij, nuk ka lëvizur nga qëndrimi rreth postit të kryeparlamentarit as pas takimit të Limajt me kryetarin e LVV-së Albin Kurti.
Matoshi tha për RTV21 se në rrethanat aktuale Limaj është kandidati më i mirë dhe më i duhur për Kryetar të Kuvendit dhe së LVV-ja duhet të reflektojë në ketë aspekt në mënyrë që diskutimet të rezultojnë me një marrëveshje mes palëve.
“Meqë s’jam pjesë e drejtpërdrejt e bisedave s’mund të flas shumë për ofertën (e Kurtit ndaj Nismës). Por oferta e Nismës dihet cila është. Ne vazhdojmë të besojmë se Limaj është kandidati më i mirë për kryetar të Kuvendit jo veç për Nismën por edhe LVV-në dhe subjektet e tjera në Kuvend për shkak të se kaluarës së tij politike prandaj nuk dëshirojnë të duket si insistim yni megjithatë mendojmë se pozita e kryetarit të kuvendit të është më përshtatshme për Nismën Socialdemokrate. Deri sot s’kemi vendim tjeteër vazhdojmë me i qëndru prapa vendimit që kemi marrë me herët këtë ia kemi bërë të qartë LVV-së, kemi tregu bashkëpunim kemi qenë të gatshëm të ofrojmë zgjidhje… besoj se do ketë reflektim nga LVV-ja ne më mënyrë që të zgjidhet një kryetar kuvendi që mundet me udhëheqë kuvendin ashtu si duhet me një fryme bashkëpunimi kompromisi në këtë legjislaturë”, tha Matoshi.