Gazetari Berat Buzhala ka shkruar për historinë e rrallë dhe të dhimbshme të nënës Kumri, një gruaje që përjetoi një nga goditjet më të rënda gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke humbur shtatë vëllezër dhe djalin e saj para syve.
Përmes një postimi në Facebook , Buzhala e ka cilësuar atë si një “heroinë të panjohur”. Para 28 vjetëve, ai shkroi se si forcat serbe vranë në prani të saj shtatë vëllezërit: Isën, Shabanin, Milaimin, Abedinin, Hysenin, Arbenin dhe Hysnin, si dhe djalin e saj, Nazmi Gashin.
Siç tregon ai, shtatë vëllezërit u vranë duke bërë rezistencë në shtëpinë e tyre në fshatin Shushicë të Istogut, ndërsa nipi i tyre Nazmiu kishte ardhur nga Vojniku për të luftuar krah dajave.
“Nuk ka në Kosovë edhe një rast të dytë ku kaq shumë nipa e daje janë vra, e ku kaq shumë nipa e daje kanë luftu,” ka shkruar Buzhala.
