Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Një mjek e largojnë nga puna në Kirurgji Maksilofaciale, edhe 59 specialistë të tjerë rrezikojnë të mbesin pa punë në QKUK

GD
Gazeta Demos10 nëntor 2026 në 21:06
Një mjek e largojnë nga puna në Kirurgji Maksilofaciale, edhe 59 specialistë të tjerë rrezikojnë të mbesin pa punë në QKUK

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka kritikuar pushtetin e Albin Kurtit për largimin e mjekëve specialistë nga puna në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Më 2 nëntor 2026, një mjek specialist në Klinikën e Kirurgjisë Maksilofaciale të QKUK-së është larguar nga puna me arsyetimin se i ka skaduar kontrata e punës.

Largimi i tij tashmë është formalizuar edhe me vendim zyrtar të Drejtorisë së Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, të nënshkruar nga drejtori Mentor Zejnullahu.

Në vendimin e datës 2 nëntor 2026 thuhet se marrëdhënia e punës ndërpritet për shkak të përfundimit të kontratës me afat të caktuar, e cila kishte qenë e lidhur deri më 1 nëntor 2026. Si bazë ligjore për këtë vendim është përdorur Ligji i Punës, përkatësisht neni 67, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3.

Megjithatë, ky rast mund të jetë vetëm fillimi i një situate shumë më të gjerë në sistemin shëndetësor publik.

Sipas raportimeve, rreth 60 mjekë specialistë në QKUK rrezikojnë të mbesin pa punë në ditët dhe muajt në vijim, si pasojë e modeleve të kontratave të punës të lidhura para pesë apo gjashtë vjetësh. Këto informacione ende presin konfirmim zyrtar nga institucionet përgjegjëse.

Një prej rasteve që ngre shqetësim të veçantë lidhet me Klinikën e Kardiokirurgjisë, ku sipas informacioneve të siguruara, tre kardiokirurgë me përvojë rrezikojnë të mbesin pa punë në muajin dhjetor.

Kjo po ndodh në një kohë kur për të njëjtën klinikë është hapur konkursi për punësimin e katër kirurgëve të zemrës, me qëllim të rritjes së kapaciteteve në qendrën e vetme referente të sektorit publik në nivel vendi për këtë shërbim.

Një situatë e tillë ngre pikëpyetje serioze për logjikën e menaxhimit të burimeve njerëzore në shëndetësinë publike: si mund të synohet rritja e kapaciteteve përmes punësimit të specialistëve të rinj, ndërkohë që mjekë me përvojë rrezikojnë të largohen nga puna?

Për më tepër, sipas raportimeve të mjekëve, asnjëri prej tyre deri më tani nuk është paralajmëruar në mënyrën e paraparë me ligj për ndërprerjen e marrëdhënies së punës dhe mosvazhdimin e kontratës.

Po ashtu, është ngritur edhe çështja e trajtimit të pabarabartë, pasi mjekët shtrojnë pyetjen se përse nuk po gjendet mundësia ligjore për vazhdimin e kontratave të specialistëve, ndërkohë që për personelin administrativ një mundësi e tillë po zbatohet.

Deputeti Eman Rrahmani ka paralajmëruar sot se, sipas informacioneve që posedon, rreth 60 specialistë mund të preken nga kjo situatë.

“ Kjo po ndodh në një kohë kur listat e pritjes për pacientët janë tmerrësisht të gjata dhe mungesa e specialistëve vazhdon të jetë problem serioz”, ka deklaruar Rrahmani.

Nëse këto paralajmërime konfirmohen, pasojat mund të jenë të drejtpërdrejta për pacientët dhe funksionimin e klinikave, sidomos në shërbimet ku numri i specialistëve është tashmë i kufizuar.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse Ministria e Shëndetësisë dhe menaxhmenti i SHSKUK-së do të japin sqarime për këtë situatë, si dhe nëse do të ndërmarrin hapa për të shmangur largimin e mjekëve specialistë me përvojë nga sistemi publik shëndetësor.

punaspecialistërrezikojnë

Më shumë nga Lajme

  • 22:39Siljanovska-Davkova në Paris: Evropa nuk mund të jetë e plotë pa një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm dhe demokratik
  • 22:39Daut Haradinaj tregon lidhjet me familjen e Arlinda Zekajt dhe familjen Sylaj, ka disa fjalë edhe për ish-avokaten
  • 22:31Daut Haradinaj: Tërheqja e Ligjit për Specialen ishte ofenduese, përgjegjësinë duhet ta japin krerët e PDK-së
  • 22:31Shala: Kurti është në pozitë më të vështirë, Serbia pritet të ketë Qeveri të re
  • 22:28​Projektbuxheti për vitin 2027 nis nesër shqyrtimin në parim në Komisionin për Buxhet