Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për tentim vrasjen në Gjakovë

GD
Gazeta Demos4 maj 2026 në 16:43
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për tentim vrasjen në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë, i caktuar masën e paraburgimit një muaji të pandehurit O. B., i cili dyshohet për tentim vrasje më 2 maj të këtij viti.

Sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Gjakovës, thuhet se më 2 maj 2026 rreth orës 14:25, në terasën e lokalit “S” në Gjakovë, i pandehuri, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme, ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin A. D.

“Fillimisht i pandehuri O. B., e ka sulmuar fizikisht të dëmtuarin duke e goditur me shqelm në gjoks, e më pas, pasi i dëmtuari u përpoq të largohej, ka nxjerrë një pistoletë dhe ka shtënë një herë në drejtim të tij, si dhe e ka goditur me kokë duke i shkaktuar lëndime. I dëmtuari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i pandehuri është larguar nga vendi i ngjarjes; policia ka sekuestruar armën dhe një thikë”, thuhet në njoftim.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Driton Sadiku, pas mbajtjes së seancës dëgjimore ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

Me këtë vendim, i pandehurit O. B., do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga data e arrestimit.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës

gjykata

Më shumë nga Lajme

  • 20:02" VV nuk mori asgjë, përmbushi kërkesën e PDK-së"
  • 19:55Rama uron Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen Presidente të Kosovës
  • 19:54Ambasadori hungarez uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente
  • 19:53“Marrëveshje e zorit”, analistët nuk e shohin të qëndrueshëm dakordimin VV-PDK
  • 19:16Djali i ish-ushtarit të UÇK-së me emocion rrëfen momentin me flamurin e UÇK-së: Iu afrova policëve