Një person është gjetur pa shenja jetë në një restorant në Malishevë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
“Sot rreth orës 14:10, është gjetur pa shenja jete një person mashkull i moshës madhore në një restorant në rrugën “Avdyl Krasniqi” në Malishevë. Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha për Krasniqi.