Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Njëri i përfitoi 2 mijë e 40 euro e tjetri 50 euro, ngritet aktakuzë ndaj dy personave për shitje ilegale të biletave të festivalit “Sunny Hill”

GD
Gazeta Demos29 korrik 2025 në 12:14
Njëri i përfitoi 2 mijë e 40 euro e tjetri 50 euro, ngritet aktakuzë ndaj dy personave për shitje ilegale të biletave të festivalit “Sunny Hill”

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 28 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Roland Gashit dhe Urim Sylejmanit të cilët ngarkohen se në cilësinë e punëtorëve gjatë festivalit “Sunny Hill” vitin e kaluar, kanë bërë shitjen e biletave në mënyrë ilegale, duke i shkaktuar festivalit dëm në shumën 2 mijë e 90 euro.

Sipas aktakuzës, më 28 korrik 2024, në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë, të pandehurit Roland Gashi dhe Urim Sylejmanim, gjatë kujdesit për interesat pasurore të të dëmtuarës- Festivalit “Sunny Hill”, me qëllim që vetes t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, kanë keqpërdorur autorizimet e tyre si punëtorë të festivalit, derisa gjatë qëndrimit në hyrjen “VIP” të festivalit, duke qenë të obliguar të bëjnë skanimin e biletave, kanë bërë shitjen e tyre në mënyrë ilegale (shirita të dorës).

Aktakuza thotë se i pandehuri Roland Gashi nga shitja e 13 biletave të hyrjes “VIP” dhe 20 biletave të thjeshta, ka përvetësuar për vete shumën në vlerë prej 2 mijë e 40 euro, ndërsa i pandehuri Urim Sylejmani, nga shitja e një bilete, ka përvetësuar për vete shumën prej 50 euro.

Me këtë rast, sipas aktakuzës, festivalit “Sunny Hill”- i përfaqësuar nga Visar Breznica, i kanë shkaktuar dëm material në vlerën prej 2 mijë e 90 euro.

Me këto veprime, Gashi dhe Sylejmani po akuzohen se veç e veç kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i besimit” nga neni 330, paragrafi 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Përditësohen të dhënat e fundit, deri në gjysmë ore pritje për dalje nga Kosova
  • 23:00Vuçiq akuzon komandantin e KFOR-it: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • 22:50Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
  • 22:38Matoshi: Kurti s’po mundohet fare ta bëjë presidentin, dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje
  • 22:28Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet