Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Njësia e Krimeve Ekonomike kryen bastisje në Leposaviq, sekuestrohen pajisje elektronike dhe dokumente

GD
Gazeta Demos20 tetor 2026 në 22:56
Njësia e Krimeve Ekonomike kryen bastisje në Leposaviq, sekuestrohen pajisje elektronike dhe dokumente

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Mitrovicë Veri, ka pranuar informatë nga Hetimet Rajonale të DRP-së Mitrovicë Veri se i dyshuari me iniciale (R.M.) kundërligjshëm merret me nxjerrjen e dokumenteve zyrtare të Republikës së Kosovës që ndërlidhen me regjistrimin civil.

Në kioskën e të dyshuarit në Leposaviq të cilën i dyshuari e shfrytëzon si vend për servisimin e celularëve, zyrtarët policor nga Sektori i Hetimeve Rajonale të DRP-së Mitrovicë Veri kanë kryer kontrolle policore dhe me asistim të njësisë së forenzikes rajonale të DRP-së Mitrovicë Veri si dëshmi materiale kanë sekuestruar përkohësisht pajisje elektronike dhe dokumente të ndryshme relevante lidhur me rastin, të cila dëshmi do të procedohen tutje sipas udhëzimeve të Prokurorit të Shtetit.

Lidhur me rastin, përveç dy personave tjerë, është intervistuar edhe i dyshuari në prezencën e avokatit mbrojtës, ndërsa pas shqyrtimit të rrethanave të rastit, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalimin policor të të dyshuarit për 48 orë.

Rasti do të trajtohet nga njësia për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit–Mitrovicë Veri në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Policia e Kosovës deklaron se mbetet e përkushtuar në luftimin e veprimtarive të kundërligjshme, mbrojtjen e dokumentacionit zyrtar të Republikës së Kosovës dhe sundimin e ligjit, duke vepruar në koordinim të ngushtë me institucionet e drejtësisë.

krimeveekonomikemitrovicë

Më shumë nga Lajme

  • 23:57Konjufca -Gjuriqit në KS të OKB: Si mund të jemi ekstremistë kur kemi zgjedhur një presidente të fesë katolike
  • 23:07Lassen: Serbia të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare
  • 22:58Kabashi i LDK-së për VV-në: Ramës i thonë “tik-tak” në Facebook, por i ikin në debat
  • 22:50Haradinaj i ashpër me Konjufcën, pas fjalimit në OKB: Marre, Glauk!
  • 22:48Britania kërkon zbatim të marrëveshjeve Kosovë-Serbi