Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Njohja nga Siria, Ambasadori i Gjermanisë uron Osmanin: Shkëlqyeshëm ta shohësh këtë dinamikë të re të njohjeve

GD
Gazeta Demos30 tetor 2025 në 10:49
Njohja nga Siria, Ambasadori i Gjermanisë uron Osmanin: Shkëlqyeshëm ta shohësh këtë dinamikë të re të njohjeve

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, e ka uruar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe popullin e Kosovës për njohjen nga Siria, duke e cilësuar këtë si lajm të mirë, shkruan Reporteri.net.

Nga ambasada kanë thënë se janë të lumtur me këtë dinamikë, duke qenë se kjo është njohja e tretë këtë vit, pas Sudanit dhe Kenias.

“Urimet e mia më të sinqerta për Presidente Osmani, popullin e Kosovës dhe kolegët tanë në shërbimin diplomatik të Kosovës për lajmin e mirë që Kosovës është njohur nga Siria! Shkëlqyeshëm ta shohësh këtë dinamikë të re. Gjermania ka mbështetur gjithmonë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës!”, ka shkruar Rudolph.

Lajmin për njohjen nga Siria e kumtoi Presidentja Vjosa Osmani nga Riadi. Ajo falenderoi Princin e Kurorës së Arabisë Saudite që tha se e bëri të mundshëm këtë akt historik ndërmjet dy shteteve.

Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë. Falënderoj Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite që e bëri të mundshëm këtë akt historik ndërmjet dy shteteve tona. 🇽🇰🇸🇦”, ka shkruar Osmani.

Tani Kosova njihet nga 120 shtete

Më shumë nga Lajme

  • 14:37Shtiu me armë në një aheng në Jabllanicë të Vogël, arrestohet i dyshuari
  • 14:35Quni: LDK-ja përmbahet nga situatat që mund të gjenerojnë incidente
  • 14:11Bastiset shtëpia e të dyshuarit për spiunazh, sekuestrohen rreth 40 mijë euro - ndalohet për 48 orë
  • 13:54PDK ftesë partive: Nesër në ora 11:00 në Kuvend
  • 13:49Tahiri: Kuvendi jofunksional, kërkohet veprim i Prokurorisë