Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nuk e pati besimin e të gjithëve, Rexhepi ka disa fjalë për deputetët që s’e votuan

GD
Gazeta Demos26 gusht 2025 në 23:25
Nuk e pati besimin e të gjithëve, Rexhepi ka disa fjalë për deputetët që s’e votuan

Emilija Redzepi do të jetë nënkryetare e legjislaturës së IX-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Deputetja nga radhët e Partisë së Re Demokratike ka falënderuar të gjithë ata që e votuan, i besuan dhe mbështeten.

“Një falënderim të veçantë i detyrohem Fikrim Damkës dhe Fidan Brina Jiltit nga komuniteti turk, Rasim Demirit nga komuniteti boshnjak, Elbert Krasniqit nga komuniteti egjiptian, Albert Kinollit nga komuniteti rom, Nenad Rašiqit nga komuniteti serb, Artan Aslanit nga komuniteti ashkali, si dhe Veton Berishit nga komuniteti egjiptian” shkroi Redzepi.

Ajo falënderoi 48 deputetët e LVV-së dhe 13 të LDK-së që e votuan, si deh ata të PDK-së, AAK-së, e Listës Serbe, që nuk e votuan.

Redzepi falënderoi edhe Duda Baljen dhe Adem Hodzën, për mos-votë.

“Zëri ose qëndrimi juaj sot tregon se procesi demokratik është i gjallë, dhe detyra ime është të jem zëri i të gjithë qytetarëve” u shpreh ajo./Periskopi/

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Sot deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës votuan kryetarin e parlamentit, z. Dimal Basha, dhe unë u zgjodha Nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e komuniteteve jo-shumicë, përveç atij serb.

Faleminderit të gjithë kolegëve deputetë të grupit multietnik për besimin dhe mbështetjen e dhënë për zgjedhjen time.

Një falënderim të veçantë i detyrohem Fikrim Damkës dhe Fidan Brina Jiltit nga komuniteti turk, Rasim Demirit nga komuniteti boshnjak, Elbert Krasniqit nga komuniteti egjiptian, Albert Kinollit nga komuniteti rom, Nenad Rašiqit nga komuniteti serb, Artan Aslanit nga komuniteti ashkali, si dhe Veton Berishit nga komuniteti egjiptian.

Gjithashtu, faleminderit edhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (48 deputetë) dhe LDK-së (13 deputetë), si dhe atyre që nuk më votuan – deputetëve të PDK-së, Listës Serbe, AAK-së, Dudi Baljes dhe Adem Hodzhës.

Zëri ose qëndrimi juaj sot tregon se procesi demokratik është i gjallë, dhe detyra ime është të jem zëri i të gjithë qytetarëve.

Emilija Redžepi

Nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Emilia Rexhepi

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Përditësohen të dhënat e fundit, deri në gjysmë ore pritje për dalje nga Kosova
  • 23:00Vuçiq akuzon komandantin e KFOR-it: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • 22:50Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
  • 22:38Matoshi: Kurti s’po mundohet fare ta bëjë presidentin, dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje
  • 22:28Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet