Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nuk iu mbijetoi plagëve, vdes në QKUK personi që u ther me thikë sonte në Prizren

GD
Gazeta Demos11 gusht 2025 në 00:15
Nuk iu mbijetoi plagëve, vdes në QKUK personi që u ther me thikë sonte në Prizren

Një person ka vdekur në QKUK pasi është therur me thikë mbrëmjen e së dielës në Zhur të Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sonte, më datë 10.08.2025, rreth orës 21:20, Policia e Kosovës ka pranuar informacion se një person me lëndime është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit. Sipas mjekëve, viktima, mashkull, ishte therur me thikë dhe ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është dërguar për trajtim në QKUK – Prishtinë, ku më pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra”, tha Bytyqi.

Ai shtoi se patrullat policore janë nisur menjëherë në drejtim të fshatit Zhur për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

“Nga informacionet e mbledhura, i dyshuari është identifikuar dhe aktualisht ndodhet në arrati. Njësitë policore janë ende në terren dhe po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për kapjen e tij”, tha Bytyqi.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe po ndërmerren veprimet ligjore të mëtejme

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 10:56Aktakuzë ndaj tre personave për kontrabandim të 10 shtetasve të Egjiptit
  • 10:56SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë
  • 10:55“Ky na qenka tranzicioni energjetik”, Hoti kritikon qeverinë: Eksportojmë thëngjill, importojmë rrymën
  • 10:22KUR MERITA KTHEHET NË ILUZION TË DIJES
  • 10:20Në kujtim të dëshmorëve të gushtit, OVL-UÇK: Sakrifica e tyre nuk harrohet