Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nuk paguan? Hidromorava paralajmëron shkyçje dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme për borxhet

GD
Gazeta Demos23 prill 2026 në 16:16
Nuk paguan? Hidromorava paralajmëron shkyçje dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme për borxhet

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” në Gjilan ka njoftuar se ka intensifikuar aksionin për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit të konsumatorëve që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara. Sipas njoftimit, aksioni po zhvillohet me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe synon rritjen e disiplinës në pagesat e shërbimeve të ujit.

Nga kjo kompani u është bërë thirrje qytetarëve që të reagojnë menjëherë për të shmangur ndërprerjen e furnizimit dhe procedurat përmbarimore.

“Konsumatorët që paguajnë borxhin ose nënshkruajnë marrëveshje për riprogramim shmangin shkyçjen dhe procedurat përmbarimore”, thuhet në njoftim.

Hidromorava thekson se pagesa e ujit është obligim ligjor dhe moskryerja e saj sjell pasoja të drejtpërdrejta për konsumatorët.

Qytetarët ftohen që të paraqiten sa më parë në zyrat e kompanisë për të rregulluar obligimet e tyre financiare.

uji

Më shumë nga Lajme

  • 16:38Ngrihet aktakuzë ndaj Skender Llugiqit, kishte bërë thirrje që të pushkatohet Ramush Haradinaj
  • 16:37Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Prizren, s’kishte masa sigurie
  • 16:35Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës
  • 15:5918 operatorë të Njësive Speciale të Policisë certifikohen për ndihmën e parë në situata emergjente
  • 15:42Konjufca ngre alarmin për Serbinë: Rreziku i një lufte të re duhet marrë seriozisht