Në Qendrat Komunale të Numërimit është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.
Aktualisht, procesi i numërimit ka arritur në mbi 50 për qind.
Nga 2 mijë e 498 vendvotime, deri më tash janë numëruar më shumë se gjysma e tyre, apo 1 mijë e 283 kuti.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës po vazhdon “gara” për t’u renditur në mesin e 20-të kandidatëve më të votuar, aq sa pritet të ketë ulëse kjo parti në legjislativin e vendit.
Kjo është 20-shja e LDK-së, deri më tash:
1. Vjosa Osmani – 39,147 vota
2. Lumir Abdixhiku – 35,491 vota
3. Doarsa Kica Xhelili – 27,586 vota
4. Hykmete Bajrami – 21,797 vota
5. Avdullah Hoti – 19,919 vota
6. Ukë Rugova – 16,798 vota
7. Kujtim Shala – 16,474 vota
8. Anton Quni – 13,161 vota
