Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Numërohen mbi 80% të votave, kush mbeti jashtë Kuvendit nga LVV-ja?

GD
Gazeta Demos10 qershor 2026 në 22:37
Numërohen mbi 80% të votave, kush mbeti jashtë Kuvendit nga LVV-ja?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vazhduar publikimin e rezultateve për kandidatët për deputetë, ndërsa deri më tani janë numëruar 2.016 nga gjithsej 2.498 vendvotime në nivel vendi.

Sipas të dhënave të përditësuara, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, vazhdon të kryesojë bindshëm listën e partisë me 191.132 vota.

Pas tij renditet kryetari i Kuvendit në detyrë, Glauk Konjufca, me 150.218 vota, ndërsa e treta është Albulena Haxhiu me 87.322 vota.

Në mesin e kandidatëve më të votuar të Vetëvendosjes janë edhe:

Hekuran Murati – 75.925 vota

Donika Gërvalla-Schwarz – 71.043 vota

Xhelal Sveçla – 57.362 vota

Avni Dehari – 52.482 vota

Hajrulla Çeku – 48.376 vota

Mimoza Kusari-Lila – 47.721 vota

Ejup Maqedonci – 43.766 vota

Ndër kandidatët që po sigurojnë mbështetje të konsiderueshme nga votuesit janë edhe Shqipe Mehmeti-Selimi me 33.667 vota, Ilir Kërçeli me 31.855 vota, Andin Hoti me 29.161 vota dhe Arben Vitia me 27.102 vota.

Rezultatet tregojnë se gara për pozicionet e deputetëve brenda listës së Vetëvendosjes po bëhet gjithnjë e më e qartë, ndërsa procesi i numërimit po i afrohet përfundimit me mbi 80 për qind të vendvotimeve tashmë të përpunuara.

Më shumë nga Lajme

  • 08:56Një grua gjendet e vdekur në oborrin e një shtëpie në Ranillug
  • 08:55Ndalohet i dyshuari për shpërlarje parash, në zarf i gjenden mbi 29 mijë euro
  • 08:53Dy persona arrestohen pas përleshjes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë
  • 08:39Arrestohet 55-vjeçari nga Ferizaj, sulmoi bashkëshorten, u lëndua edhe vajza
  • 08:35Musliu: Kurti ka kapur Qeverinë, Presidencën, Kuvendin dhe grupin parlamentar të LVV-së