Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nura thirrje Krasniqit: Shkarkojë dy anëtarët tonë në KQZ, dështuan ta mbrojnë partinë kundër VV

GD
Gazeta Demos11 nëntor 2025 në 10:11
Nura thirrje Krasniqit: Shkarkojë dy anëtarët tonë në KQZ, dështuan ta mbrojnë partinë kundër VV

Fadil Nura nga Partia Demokratike e Kosovës ka dalë sot me një thirrje publike kundrejt kreut të partisë, Memli Krasniqi, raporton GazetaDemos.

I njëjti ka kërkuar nga Krasniqi që të lirojë nga detyra dy anëtarë të PDK-së në KQZ, të cilët sipas tij dështuan të kontribuojnë dhe të mbrojnë qëndrimet e partisë të cilën e përfaqësojnë në mbledhjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në skenën politike të vendit, si dhe angazhimin e vazhdueshëm të shumë anëtarëve tanë në mbrojtjen e votës së qytetarëve dhe të integritetit zgjedhor, vlerësojmë se sjellja e dy përfaqësuesve aktualë të PDK-së në KQZ ka qenë për keqardhje dhe në kundërshtim me interesat e partisë”.

Nura pa e specifikuar se për cilin rasht konkretisht bëhet fjalë, vlerësoi se sjelljet e të lartëcekurve dëmtojnë imazhin dhe besueshmërinë e PDK-së në KQZ.

“Në vend që të kontribuojnë në mbrojtjen e qëndrimeve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të reagojnë ndaj fyerjeve dhe sulmeve të përsëritura nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje në mbledhjet e KQZ-së, këta anëtarë kanë dështuar të mbrojnë dinjitetin dhe qëndrimet politike të partisë. Sjellje të tilla dëmtojnë imazhin dhe besueshmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës në një institucion të rëndësishëm siç është KQZ-ja”, tha ai.

Për këto arsye, kërkojmë nga Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës që të ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme për t’i liruar nga detyra këta dy anëtarë të KQZ-së dhe për t’i zëvendësuar me përfaqësues të tjerë me integritet të lartë profesional e politik, të cilët do të mbrojnë me dinjitet interesat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe votën e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha ai.

fadil nuramemli krasniqi

Më shumë nga Lajme

  • 20:40“Spiuni në zyrë të Presidencës”, Kastrati: Në institucione qendrore duhet të ketë certifikata të sigurisë në nivelin më të lartë
  • 20:26Zyrtari i lartë i Ministrisë Industrisë me veturë zyrtare jashtë orarit të punës
  • 20:16EMV e Maqedonisë së Veriut nënshkruan me KEK kontratë 3 vjeçare për blerjen 3 milionë tonëve qymyr
  • 20:14Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme më vdekjeprurëse
  • 20:05Ibishi: Drita e gjelbër nga Brukseli për hapjen e urës mbi Ibër, arritje e jashtëzakonshme