Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nxënësi 15-vjeçar dyshohet se sulmoi profesorin me thikë në Ferizaj, rasti përfundon në polici

GD
Gazeta Demos10 shkurt 2026 në 20:00
Nxënësi 15-vjeçar dyshohet se sulmoi profesorin me thikë në Ferizaj, rasti përfundon në polici

Një incident i rëndë dyshohet të ketë ndodhur më 17 dhjetor 2025 në shkollën e mesme “Shaban Hashani” në Ferizaj, ku një nxënës 15-vjeçar raportohet të jetë përfshirë në përleshje fizike me profesorin e Edukatës Fizike, duke çuar deri te ndërhyrja e Policisë së Kosovës.

Sipas nxënësve, konflikti nisi gjatë orës mësimore në oborrin e shkollës, pas një mosmarrëveshjeje për uniformën, dhe eskaloi në dhunë. Ata pretendojnë se nxënësi ka përdorur mjete të forta, ndërsa policia konfirmon se tek 15-vjeçari është gjetur edhe një thikë, megjithëse nuk ka pasur të lënduar me armë të ftohtë

Policia ka bërë të ditur se rasti është regjistruar si “lëndim i lehtë trupor” dhe është proceduar me kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Ferizajt.

Profesori i Edukatës Fizike ka deklaruar se nxënësi po e pengonte zhvillimin e mësimit dhe ishte sjellë vazhdimisht në mënyrë provokuese.

Ai ka deklaruar se ishte sulmuar me gur pastaj kishte pasur tentim edhe me thikë, si rrjedhojë ai kishte reaguar nga frika ndaj nxënësit, duke mohuar se kishte qëllim ushtrimin e dhunës.

Nga ana tjetër, nëna e 15-vjeçarit pranon se djali ka gabuar, por thekson se dhuna ndaj një fëmije nuk mund të justifikohet. Ajo thotë se djali është hiperaktiv dhe ka nevojë për trajtim pedagogjik, jo ndëshkim fizik. Sipas saj, djali është ndjerë i poshtëruar para bashkëmoshatarëve dhe reagimi i tij ka qenë i pamenduar.

Nxënësi aktualisht nuk po vijon mësimin, ndërsa Drejtoria Komunale e Arsimit ka bërë të ditur se do të merren masa që ai të mos mbetet jashtë sistemit arsimor. /KiksKosova/

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 21:46“Ndjeva që u përplasa fuqishëm…”, dëshmia e Ledion Ballës që policët i thyen këmbën në protestë!
  • 21:42A është marrë në pyetje, a ka hetime ndaj tij flet Përparim Rama
  • 21:35Gjendet i vdekur një person në Prizren
  • 21:29Alarmi për Lojërat Mesdhetare, Përparim Rama: Qeveria është dashur t’u përgjigjet shumë e-mailave të Komitetit dhe t’i kryejë pagesat
  • 21:28Rama qeshet me deklaratat e VV se do të arrestohet: Zhurmë e shantazh, s’munden me më frikësu, proceset janë transparente