Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Nxori armën nga brezi”, detaje nga arrestimi i peshkatarit në Graçanicë

GD
Gazeta Demos15 mars 2026 në 19:14
“Nxori armën nga brezi”, detaje nga arrestimi i peshkatarit në Graçanicë

Gjatë kontrollit nga rojet e peshkimit në Liqenin e Badovcit, është hasur një person duke peshkuar i cili kishte me vete një armë në brez dhe i njëjti është arrestuar në Graçanicë.

Në lidhje me këtë, kryetari i Federatës së Shoqatave të Peshkatarëve dhe Rojeve të Peshkimit, Milaim Vitija tregoi se si ndodhi ngjarja.

Ai për Klan Kosovën tha se i dyshuari fillimisht kishte ofenduar, e më pas e ka nxjerrë armën nga brezi.

“I kam zyrtarisht 100 roje, qysh nga data 27 shkurt në nivel Kosove prej Federatës. Çdo rajon ka rojen e vet. Sot isha në teren në Badovc duke i kontrollu peshkatarët. I thash një roje të shkonte ta kontrollonte njërin, ai tha se nuk ka anëtarësim dhe duhej të paguante 10 euro si formë dënimi. Ai tha që nuk e paguaj”.

“Në atë moment na ofendoi dhe më ftoi roja mua. E nxori armën nga brezi dhe shkova aty. U afrova, menjëherë kur më pa hipi në veturë me bashkëshorten edhe iku për në Graçanicë, por ne shkuam mbrapa. Aty u afruan edhe policia e asaj zone dhe e arrestuan”.

“Kemi përfunduar deklarimet dhe urojmë që të shkojë si duhet, sepse kërcënime të tilla na vështirësojnë punën në terren”, tha Vitija

badovc

Më shumë nga Lajme

  • 12:04Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi mbi 969 mijë euro
  • 11:51Ahmeti zbulon planin e VV-së: Nuk është e rastësishme që deputeti më i vjetër është i VV-së
  • 11:48Seanca konstituive: Tahiri i dërgon letër Deharit, kërkon takim brenda Kuvendit
  • 11:43Haxhiu i reagon Musliut: Stafi i Kuvendit nuk është palë në betejat politike, mos e përfshini në këto përplasje
  • 11:19Aksion në “Qarshinë e Gjatë” në Pejë, Policia sekuestron 86 thika e 19 boksa metali