Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Oda Amerikane takohet me udhëheqësit e institucioneve ligjore, diskutohet sundimi i ligjit

GD
Gazeta Demos28 tetor 2025 në 16:39
Oda Amerikane takohet me udhëheqësit e institucioneve ligjore, diskutohet sundimi i ligjit

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë zhvilloi një takim me ushtruesin e detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, dhe kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, për të diskutuar lidhur me përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e sundimit të ligjit dhe garantimin e sigurisë juridike për investitorët.

U.d. kryeprokurori i Shtetit, Kelmendi dhe kryesuesi i KGJK-së, Zogaj, folën për përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e sundimit të ligjit, trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me sigurinë në punë dhe luftimin e veprave penale kundër ekonomisë, veçanërisht luftimin e korrupsionit në sektorin privat, rritjen e transparencës të sistemit të drejtësisë dhe sigurimin e zgjidhjes së drejtë dhe në kohë të rasteve në prokurori dhe gjykatë. Ata shprehën përkushtimin e tyre për vazhdimin e dialogut dhe bashkëpunimit me Odën Amerikane përmes kanaleve formale të komunikimit. Krejt në fund, ata inkurajuan bizneset dhe qytetarët që të përdorin mekanizmat zyrtarë për raportimin e çështjeve dhe shqetësimeve të tyre, duke theksuar angazhimin institucional në trajtimin sa më të drejtë dhe efikas të rasteve që bien në kompetencë të tyre.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, theksoi se Oda Amerikane ka qenë dhe mbetet një promovuese e vazhdueshme e sundimit të ligjit si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe klimë të besueshme investimi. Ndërkaq, Korab Sejdiu, Kryesues i Komitetit të Shërbimeve Financiare dhe Klimës Investuese të Odës Amerikane, theksoi rëndësinë e adresimit të rasteve specifike që kërkojnë vëmendjen e institucioneve të drejtësisë, si një mënyrë për të ndërtuar besim më të madh në sistem dhe për të përmirësuar perceptimin e përgjithshëm të klimës së sundimit të ligjit në vend.

Gjatë diskutimit, përfaqësuesit e sektorit privat shprehën shqetësimet e tyre lidhur me aspekte të ndryshme të funksionimit të sistemit të drejtësisë dhe ndikimin e tij në mjedisin e biznesit. Oda Amerikane rikonfirmoi gatishmërinë e saj për të mbështetur nisma që synojnë forcimin e sundimit të ligjit, promovimin e llogaridhënies dhe garantimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë në vend. Gjatë takimit u vlerësua gjithashtu edhe progresi i arritur ndër vite nga institucionet e drejtësisë në Kosovë, si një nxitje për vazhdimin e përparimit në forcimin e sundimit të ligjit dhe ndërtimin e besimit të komunitetit të biznesit.

Oda Amerikane

Më shumë nga Lajme

  • 09:03Deputetët e PDK-së do të bëjnë ankesë në administratën e Kuvendit
  • 08:56Gjini humor me ftesën e Kurtit: Nëse insiston për takim, e delegoj Time Kadriajn me një tabëll vezë
  • 08:51Behrami-Kurtit: Nuk ke kah ik vogëlush, fundin tënd politik do ta kesh në burg
  • 08:40Pas Qeverisë, deputetët e PDK-së nisen drejt Kuvendit
  • 08:38Lushtaku - Kurtit: Ora 8:16, ku je kryeministër? Me gjasë paska pi mbrëme