Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Oficeri i FSK-së diplomon me sukses në SHBA

GD
Gazeta Demos7 korrik 2025 në 09:33
Oficeri i FSK-së diplomon me sukses në SHBA

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se togeri Qëndrim Imeraj ka përfunduar me sukses Kursin Bazë për Oficerët e Këmbësorisë në Shkollën prestigjioze të Këmbësorisë “Manoeuvre Center of Excellence” në Fort Benning, Georgia, ShBA .

Për shkak të rezultateve të jashtëzakonshme gjatë trajnimit, Imeraj është nderuar me çmimin “Distinguished Honor Graduate”, që jepet për studentët më të dalluar në të gjitha komponentët e kursit.

Ky sukses, sipas FSK-së, përfaqëson jo vetëm përkushtimin individual të toger Imerajt, por edhe nivelin e lartë profesional të oficerëve të FSK-së që po arrijnë suksese në arenën ndërkombëtare.

Kursi në fjalë është ndër programet themelore të trajnimit për oficerët e këmbësorisë në SHBA dhe përfshin përgatitje në taktika të operacioneve tokësore, lidership ushtarak, vendimmarrje në kushte stresuese, trajnime fizike intensive, menaxhim logjistik dhe teknikë komunikimi në operacione të përbashkëta.

Ky është një tjetër tregues i rritjes së kapaciteteve profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Më shumë nga Lajme

  • 09:21Bytyçi i ekipit të Kadri Veselit: Mbrojtja e katërshes veproi si një ekip, në Hagë mungoi veç prania e shtetit të Kosovës
  • 09:15Avokati i Thaçit: Qeveria ka qenë mbështetëse dhe s’jam i sigurtë çfarë tjetër do të mund të bënte për të ndryshuar këtë rezultat
  • 08:55Shtatë emrat e UÇK-së në aktgjykim, Prosper: Është e qartë se kishte një agjendë specifike
  • 08:54Azemi: Nëse s’respektohet paga minimale, punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë do të rifillojnë grevën
  • 08:54Dënimi i krerëve të UÇK-së, Haxhiu: Duhet bashkëpunim, kjo çështje të jetë prioritet